Chad, tri shpërthime kamikaze, 27 të vdekur e 90 të plagosu

Tri shpërthime të njëpasnjëshme në një treg në shtetin afrikan të Chadit, sakësisht në ishullin e liqenit të Chadit, kanë lënë të paktën 27 persona të vdekur dhe mbi 90 të tjerë të plagosur.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtari i policisë, Paul Manka, i cili shtoi se ishin 3 kamikaze që ndërmorrën sulmet me bomba gjatë kësaj të shtunë në ishullin Koulfoua.  Gjenerali Banyaman Cossingar, i cili është edhe drejtor i përgjithshëm i Xhandarmërisë së Chadit, konfirmoi sulmet duke thënë se pas tyre dyshohet të ketë gisht grupi ekstremist islamik i Boko Haramit, që njihet për shtrirjen e tij kryesisht në Nigeri.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen