Gjysmëfinalja e parë e Champions League Atletico Madrid-Chelesa ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Pjesa e parë e ndeshjes ka nisur mjaft e mirë për vendasit në një atmosferë të mrekullueshme të krijuar nga tifozët në “Vincente Calderon”.

Atletico Madridi tentoi golin nga minuta e parë me Diego Costën, por mbrojtja mike e rreshtuar në vijë të drejtë nuk lejoi prekjen e rrjetës.

Chelsea e vendosur mjaft mirë në prapavijë synonte sulmet e shpejta nga krahët dhe vertikalizimet për të shënuar, por në minutën e 18 ndëshkohen duke humbur një pikë të fortë.

Portieri Cech pas një dyluftimi me Raul Garcian detyrohet të largohet pas një dëmtimi në shpatull. Megjithatë pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

Edhe fraksioni i dyte është i njëjtë, me sulme dhe kundërsulme, por goli mungoi duke zhvendosur përcaktimin e ekipit finalist në “Stamford Brigde”.


d.b/shqiptarja.com