“Juve-Real është një klasike e futbollit europian. Do të jetë një ndeshje thelbësore, një takim i bukur dhe shumë vendimtarë.
Është shumë e rëndësishme që të ecim përpara në Champions League, por duhet ta meritojmë një gjë të tillë në fushë” deklaroi ai.
Conte i trembet sulmit të Realit dhe skemave të Ancelotit “Reali ka një sulm të jashtëzakonshëm dhe shkatërrues.
Ronaldo, Bale, Benzema, Di Maria dhe të tjerët janë fantastikë kur gjejnë hapësira për të sulmuar.
Duhet të kemi kujdes taktikisht, aq më tepër me mungesën e Kielinit. Megjithatë ne luajmë në shtëpinë tonë dhe do të tentojmë gjithçka” përfundon ai.
d.b/shqiptarja.com
