Champions, Juve gjen Barçën
Bayern-PSG e Real-Dortmund

Champions, Juve gjen Barçën<br />Bayern-PSG e Real-Dortmund
Shorti i Champions League ka dhuruar përplasje interesante duke premtuar një edicion spektakolar që në fazën e grupeve.
 
Ashtu sikur pritej nuk janë shmangur sfidat e mëdha, teksa Juventus ka gjetur sërish Barcelonën dhe Reali i Madridit gjermanët e Dortmundit.
 
Shqiptari Besnik Hasi, që drejton grekët e Olimpiakosit duhet t’i bëjë mirë llogaritë, pasi përballë do të ketë Lionel Mesin dhe Juventusin në garë për një biletë për të kaluar grupin.
 
Ndërsa grupi H, mund të konsiderohet si grupi i ‘ferrit’ pasi përpos kampionëve në fuqi të Realit janë Dortmundi dhe Totenham, ndërsa për APOEL shanset janë shumë të vogla.
 
I fortë në letër paraqitet edhe grupi C, me Chelsea, Atletico Madrid, Roma dhe Qarabak.
 
Në grupet e tjera sheikët e PSG do të përballen me Bayern, ndërsa Manchester United ka qenë me fat, pasi ka peshkuar Benfikën dhe Basel.

32 skuadra do të garojnë këtë edicion me synimin për të zbritur nga froni Realin e Madridit, që e ka fituar dy vite radhazi, faza e grupeve nis në shtator. 

Triumfojnë Ronaldo, Modric dhe Ramos
Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i Evropës për vitin 2017 pas paraqitjes së shkëlqyer me Realin e Madridit në fitimin e Champions League.
 
Portugezi mposhti Leo Messin e Barcelonës dhe Gianluigi Buffonin e Juventusit për këtë çmim.
 
Pas marrjes së çmimit Ronaldo u shpreh “Dua të falënderoj shokët e skuadrës te Real Madrid, si dhe shokët e ekipit në përfaqësuesen portugeze, e di që ky nuk është çmim që merret për fitoret me ekipin kombëtar, por dua t’i falënderoj pasi ata më motivojnë të punoj fort sa herë që bashkohemi. Jam shumë i lumtur

Buffon u zgjodh portieri më i mirë i vitit në Ligën e Kampionëve pas arritjes deri në finale, ndërsa në fund nuk arriti të ngrite trofeun, pasi u mund nga Reali.
 
Luka Modric është zgjedhur mesfushori më i mirë i vitit dhe Ramos, mbrojtësi më i mirë duke konfirmuar se formacioni i Realit të Madridit është dominues. 

Shorti i Champions League
Grupi A/ Benfika, Manchester United, Basel, CSKA
Grupi B/ Bayern Mynih, PSG, Anderlet, Celtic
Grupi C/ Chelsea, Atletico Madrid, Roma, Qarabak
Grupi D/ Juventus, Barcelona, Olimpiakos, Sporting
Grupi E/ Spartaku i Moskës, Sevilja, Liverpul, Maribor
Grupi F/ Shaktar, Manchester City, Napoli, Fejnord
Grupi G/ Monaco, Porto, Beshiktash, Leipzig
Grupi H/ Real Madrid, Dortmund, Totenham, Apoel

[gallery]23606[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE