Pas emocioneve të shumta që dhuruan ndeshjet e dyta në grupe në ditën e parë, Champions League vazhdon me sfida mjaft interesante edhe në ditën e dytë. Përballjet që spikasin më shumë janë ato në grupet C dhe D. Në grupin C, Milani udhëton drejt Rusisë për t'u ndeshur me Zenitin e Petersburgut. Aktualisht në krye të grupit renditet Malaga pas fitores së thellë ndaj Zenitit në ndeshjen e parë, ndërsa Milani hodhi një hap fals duke barazuar në shtëpi me Andërletin.
Italianët janë duke kaluar një ndër momentet më të vështirë pas një serie rezultatesh negative. Trajneri Alegri ndodhet në prag shkarkimi, teksa edhe Galiani ka bërë gati valixhet drejt PSG. Nëse kuqezinjtë do të merrnin një rezultat negativ në Rusi, atëherë sipas gjasave Alegri do të ishte i pari që do të linte stolin. Në grupin D, shorti ka vendosur përballë katër ekipe që janë kampione në ligat përkatëse. Në Amsterdam Arena Ajaksi pret "galaktikët" e Realit të Madridit, ndërsa në Londër zhvillohet ndeshja tjetër Manchester City - Borusia e Dortmundit.
Transferta e madrilenëve konsiderohet e lehtë në letër, duke spostuar vëmendjen në Angli, aty ku përballja do të jetë me të vërtetë e fortë. Vendasit duan fitoren me cdo kusht, teksa gjermanët do të ishin të kënaqur nëse do të dilnin edhe me një barazim nga ky takim.
Grupi A
Dynamo Kyiv-Dinamo Zagreb
FC Porto-Paris S.G.
Grupi B
Arsenal-Olympiakos Piraeus
Schalke-Montpellier
Grupi C
Zenit St. Petersburg-AC Milan
Anderlecht-Malaga
Grupi D
Ajax Amsterdam-Real Madrid
Manchester C-Borussia Dortmund
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com