Champions League, Atletico thyen kampionët e Liverpool, Haaland mund PSG-në (VIDEO)

Liverpooli kampioni në fuqi i Europës u mposht në Madrid 1-0 nga Atletico në stadiumin Metropolitano në ndeshjen e parë të fazës së 1/8. Goli që vendosi fatin e takimit u shënua që në minutën e katërt nga Saul Niguez pas një rrëmuje në zonë. Më pas Atletico u mbrojtjë në mënyrën perfekte.Liverpooli mësyu drejt portë së Oblak por nuk gjuajti asnjëherë në kuadrat pasi Atletico  ishte e pakalueshme. Ndeshja e kthimit në “Anfield” premton një luftë të vërtetë sportive.


Erling Haaland fiton duelin me Neymar e Mbappe. Dortmund likuidoi në shifrat 2-1 PSG-në në Gjermani në ndeshjen e parë falë një super Haaland që shënoi të dy golat. Çdo gjë në “Signal Iduna Park” ndodhi në pjesën e dytë ku talenti norvegjez kaloj verdhezinjtë në avantazh por për francezët barazoi braziliani Neymar në minutën e 75-të pas një aksioni të bukur.

Megjitha po aq fantastik do të ishte goli i fitores nga Erling Haaland që numëron 10 gola në 7 ndeshje në Champions dhe i ka shënuar me dy ekipe të ndryshme.PSG shpreson të përmbysë gjithçka në duelin e kthimit. Faza e 1/8 vijon sonte në mbrëmje me dy sfida tepër interesante. Atalanta që për herë të parë luan në ndeshjet me eliminim direkt pret në Milano një Valencia me shumë mungesa. Ndërkaq në Londër Tottenham i Mourinhos pret gjermanët e Lajpcig pa dy sulmuesit kryesor Kane dhe Son të dëmtuar. Ndeshjet nisin në orën 21:00./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave