Champions League/ Atletico-s i mjafton Morata, Dinamo Zagreb i merr një pikë Shakhtarit

Champions League/ Atletico-s i mjafton Morata, Dinamo Zagreb i merr një pikë Shakhtarit

Alvaro Morata

Atletico Madrid ka fituar minimalisht 1-0 përballë Bayer Leverkusen. Gjermanët rezistuan deri në minutën e 78' deri kur Morata, me armën e tij më të fortë 'gjuajtjet me kokë' i dha avantazhin ekipit të tij dhe fitoren. Nga një krosim i Renan Lodi spanjolli u gjet i lirë në zonën e Leverkusen. Ekipi i trajnerit Simoene shkon në 7 pikë në vendin e parë të grupit D, ndërsa ndeshjen e radhës udhëton në Gjermani për t'u bërballur sërish me 'aspirinat'.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të orës 18:55, Dinamo Zagreb vijon me ecurinë pozitive duke ndalur në Ukrainë Shakhtar Donetsk në një barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Konoplyanka por kroatët u rikthyen duke përmbysur rezultatin me Daniel Olmon dhe një penallti të Mislav Orsic në pjesën e dytë. Në minutën e 72' Dodo riktheu baraspeshën për të përfunduar ndeshjen e me rezultatin 2-2. Shakhtar dhe Dinamo Zagreb qëndrojnë me pikë të barabarta në grupin C me nga 4 pikë ndërkohë Manchester City kryeson me pikë të plota. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu