Bajern Mynih dhe Atletiko Madrid janë ekipet e para çerekfinaliste në Champions League. Bajern barazoi 1-1 me Arsenalin, Atletiko fitoi 4-1. Milani nuk e nisi aspak mirë ndeshjen përballë Atletikos duke pësuar gol që në minutat me para me Diego Costën, por kuqezinjtë e drejtuar nga Sedorf nuk e humbasin besimin duke mos u dorëzuar dhe shënuar në mesin e pjesës së parë me brazilianin Kaka’.

Goli riktheu paksa qetësinë në kampin Italian me shpresën se kishin marrë frenat e lojës në dorë, por ndodh e kundërta. Turku Arda Turan shënon edhe golin e dytë për vendasit në fund të pjesës së parë duke u dhënë një goditje të fortë milanistëve. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. E dyta filloi me një ritëm akoma më të lartë nga të dy ekipet, Milani kërkon barazimin e rezultatit dhe kthimin në favorin e tij, por të besuarit e Simeones e administruan mirë lojën duke mos lejuar asnjë hapësirë në prapavijë.

Zhvendosja e Milanit në sulm la shumë hapësirë në mbrojtje nga e cila përfiton Garcia që shënon golin e tretë dhe Kosta të katërtin duke shuar shpresat për kualifikimin. Ndeshja tjetër mes Bajernit dhe Arsenalit ka dhuruar më shumë spektakël edhe emocione me sulme dhe kundërsulme sa në njërën portë në tjetrën. Por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në të dytën janë vendasit që shënojnë me Shvajnshtager. Megjithatë anglezët u kthyen reston vetëm dy minuta më pas duke barazuar me Podolskin. Në fund Bajern humbet edhe një penallti me Myler, por duke mos rrezikuar kualifikimin.


d.b/shqiptarja.com