Gola, kartona të kuq, spektakël dhe shumë emocione dhuruan dy çerekfinalet e para, por fituesi mungoi, pasi dy ndeshjet në Spanjë dhe në Angli përfunduan në barazim 1-1. Në ‘Old Traford’ Manchester United ka rezultuar një ‘kockë e fortë’ për Guardiolën.  Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë mjaft e mirë për të dy ekipet.

Manchester United ka luajtur në mënyrë të barabartë me kampionët e Evropës duke e vendosur shumë herë në vështirësi. Për vendasit e drejtuar nga Moyes vlen të theksohet rasti mjaft i mirë që kanë pasur për të kaluar në avantazh me Welbeck, i cili pas një pasimi të bukur që ka marrë nga Rooney nuk ka mundur që të dërgojë topin në rrjetë. Kampionët e Bayern u kundërpërgjigjën mjaft mirë me Ribery, Muller dhe Robben, megjithatë pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura nga të dy ekipet.

Fillimi i fraksionit të dytë e gjen ekipin e Moyes në sulm që pas disa tentativave shënon me Vidic në të 58’. Kampionët e Bayern nuk pajtohen me rezultatin dhe barazojnë në të 67’ me Schweinsteiger. Në fund autori i golit largohet me të kuqe pas dy të verdhave.

Barcelona-Atletico Madrid
Spektakël dhe emocione ka dhuruar edhe derbi spanjoll mes Barcelonës dhe Atleticos i zhvilluar në stadiumin legjendar ‘Camp Nou’. 90’ kanë pasur brenda gjithçka, por në fund dy ekipet janë ndarë në paqe 1-1. Barcelona ka dominuar ndeshjen duke zotëruar topin, por edhe me aksione të shumta.

Vendasit kërkin të siguronin me cdo kusht një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë për të udhëtuar në “Vincente Calederon’ të qetë. Katalanasit nuk e nisin mirë ndeshjen, pasi Pique detyrohet të largohet pas një dëmtimi, duke u zëvendësuar nga Bartara. Megjithatë kjo nuk ndikoi në lojë, pasi të besuarit e Martinos krijuan mjaft volum loje duke e vendosur disa herë në vështirësi Courtis.

Ndërsa miqtë teksa mbroheshin mirë tentonin të shfrytëzonin në maksimum kundërsulmet për të shënuar, por pjesa e parë u mbyll pa gola. Në minutën e 56’ braziliani Diego shënon një super gol me një goditje të fuqishme nga jashtë zone. Por, Neymar barazon në të 71’ duke lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.