Të mërkurën në mbrëmje u zhvilluan katër ndeshjet e vajtjes play-off në kompeticionin e Champions League. Verdiktet finale do të mësohen javën që vjen pas ndeshjeve të kthimit, me skuadrat që janë në garë për një vend në fazën e ligës.
Në Skoci, vendasit e Celtic fituan 3-0 kundër austriakëve të LASK Linz, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm për më tej. Nygren dhe dopieta e Camilo Duran nderoi Celtic.
Në Holandë, Nijmegen nuk mundi t'i bënte ballë vikingëve të Bodo/Glimt duke u mposhtur 1-3. Tanimë norvegjezët janë shumë pranë për të siguruar sërish fazën e ligës.
Fitore të rëndësishme siguroi Hapoel Beer Sheva. Izraelitët mposhtën 2-1 azerbajxhanasit e Sabah Baku.
Në Sllovaki, Slovan Bratislava dhe sllovenët e Celjes barazuan 1-1. Për miqtë goli u shënua nga shqiptari Milot Avdyli.
Champions League, faza play-off, ndeshjet e para:
E mërkurë, 19 gusht 2026
Celtic 3-0 LASK Linz
Hapoel Beer Sheva 2-1 Sabah Baku
Nijmegen 1-3 Bodo/Glimt
Slovan Bratislava 1-1 Celje











Komente
Komento