NYON - UEFA ka hedhur sot shortin e fazës play-off të Champions League për edicionin 2026-27, duke përcaktuar çiftet që do të luftojnë për 7 biletat e fundit drejt fazës së ligës.

Sipas formatit të ri të kompeticionit, 29 skuadra e kanë siguruar tashmë kualifikimin, ndërsa 14 ekipe do të përballen në play-off për të plotësuar numrin e 36 pjesëmarrësve në fazën e ligës.

Pesë nga përballjet do të zhvillohen mes skuadrave kampione që kanë kaluar me sukses raundet kualifikuese, ndërsa dy çiftet e tjera do të jenë mes ekipeve që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes përmes renditjes në kampionatet e tyre.

Takimet e para të play-off-it do të luhen më 18 dhe 19 gusht, ndërsa sfidat e kthimit janë programuar për 25 dhe 26 gusht. Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve do të kompletohet edhe lista e skuadrave pjesëmarrëse në fazën e ligës së Champions League për sezonin 2026-27.

Verdiktet e shortit:

Levski Sofia/Kairat Almaty vs AEK Athinë

Celtic vs LASK Linz

Dinamo Zagreb/Kauno Zalgiris vs Viking

Mjallby/S. Bratislava vs Ararat Armenia/Celje

Hapoel Beer Sheva/Crvena Zvezda vs Aarhus/Sabah

Fenerbahce/Sturm Graz vs Sparta Praha/Lyon

Olympiacos/NEC vs Union SG/Bodo Glimt