Champions League/ Liverpool përmbys 1-3 Milanin, Juventus e nis me tri pikë! Bayern Munich ia bën 9-2 D. Zagrebit, Real sukses me vuajtje në Madrid

Champions League/ Liverpool përmbys 1-3 Milanin, Juventus e nis me tri pikë! Bayern Munich ia bën 9-2 D. Zagrebit, Real sukses me vuajtje në Madrid

Goli i Konate për Liverpool dhe festa e Kane te Bayern Munich

Champions League nisi këtë të martë me formatin e ri që përfshin 36 skuadra dhe një renditje të përgjithshme në bazë të pikëve të grumbulluara. Në Torino, Juventus mposhti 3-1 PSV-në, ndërsa Aston Villa fitoi 0-3 kundër Young Boys. Tri pikë me përmbysje për Liverpool në Milano, teksa Bayern Munich fitoi 9-2 kundër Dinamo Zagreb. Edhe Real Madrid dhe Sporting shijuan suksesin në shtëpi.

Në "Allianz Stadium", Juventus fitoi 3-1 kundër PSV-së në ndeshjen e parë të Champions League. U deshën 21 minuta për golin e parë të formatit të ri, me Kenan Yildiz që zhbllokoi shifrat me një supergol në stilin alla "Del Piero". Më pas "Zonja" shënoi sërish me McKennie, para se Nico Gonzales të "vuloste" tri pikët me golin e tretë në minutën e 52-të. Në shtesë miqtë shënuan me Saibari sa për statistika. Tri pikë për Juven dhe një debutim pozitiv për Mottan në Ligën e Kampionëve si trajner.

Në Bern të Zvicrës, Young Boys u mposhtën 0-3 nga Aston Villa. Tielemans në minutën e 27-të, Ramsey në të 38 dhe Onana në fundin e ndeshjes i dhanë tri pikë në udhëtim djemve të Unai Emery.

Në "San Siro" Milani humbi me përmbysje 1-3 nga Liverpool. Ishte Pulisic që kaloi vendasit në epërsi pas tre minutave lojë, ndërsa të kuqtë përmbysën me Konate dhe van Dijk në pjesën e parë. Të dy golat ishin identik, të shënuar me kokë pas goditjeve nga këndi. Në pjesën e dytë portieri i Milanit, Maignan u largua nga fusha me lot në sy pas një dëmtimi, teksa Liverpool shënoi golin e tretë me Szoboszlai.

Në "Allianz Arena" Bayern Munich i dha leksione Dinamo Zagrebit duke e mundur 9-2. Kane, Guerreiro dhe Olise shënuan në pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë Kane ia doli të kompletonte "pokerin" e golave, ndërsa Olise dopietë. Në fund kishte vend edhe për golat e Sane dhe Goretzka. Harry Kane me 33 gola lë pas Uayne Rooney dhe bëhet anglezi që ka shënuar më shumë në Champions League. Ndërkohë Thomas Muller kaloi Xavin për t'u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në UCL për një klub të vetëm (152). Për Dinamo Zagreb 17 minuta nga fundi u aktivizua edhe Arbër Hoxha, sulmuesi i Kombëtares.

Në "Bernabeu", Real Madridi nuk e pati të lehtë për të fituar 3-1 kundër Stuttgartit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa u deshën vetëm 16 sekondat e fraksionit të dytë që Mbappe të tundtte rrjetën. Gjermanët barazuan me Undav në minutën e 68, me sfidën që u vendos vetëm shtatë minuta nga fundi me golin e Rudiger. Modric ishin vendimtar me pasimin final, për të bërë që Rudiger të shënonte. Më pas Endrick në shtesën e gjashtë shënoi golin e tretë.

Në "Jose Alvalade" të Lisbonës, Sportingu mposhti 2-0 Lillen. Gyokeres dhe Debast shënuan në secilën pjesë, ndërsa për miqtë në fushë luajti edhe Edon Zhegrova, por pa mundur të ndihmojë ekipin e tij.

Bayern Munich, Aston Villa, Juventus, Liverpool, Sporting dhe Real Madrid shijojnë tri pikët e para në formatin e ri të Champions League.

Kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube është rinovuar me një format të ri, i cili përfshin një grup të vetëm ku do të marrin pjesë 36 skuadra, 4 më shumë se në edicionet e fundit. 8 më të mirat do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në 24-t do të luajnë play-off.

Champions League, raundi 1:

E martë, 17 shtator 2024

18:45

Juventus 3-1 PSV

Young Boys 0-3 Aston Villa

21:00

Milan 1-3 Liverpool

Bayern Munich 9-2 Dinamo Zagreb

Real Madrid 3-1 Stuttgart

Sporting Lisbone 2-0 Lille

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:55
Juventus/ Kenan Yildiz futet në historinë e formatit të ri të Champions League, thyen rekordin e Del Pieros


Juventusi fitoi 3-1 kundër PSV-së në Torino. Dueli vlente për raundin e parë të Champions League në formatin e ri me 36 skuadra dhe një renditje të përgjithshme.

U deshën 21 minuta lojë që të shënohej goli i parë dhe për këtë mendoi turku i Juventusit, Kenan Yildiz.

I riu turk mori topin nga Nico Gonzalez, më pas kaloi nga e majta në këmbën e djathtë dhe goditi në mënyrë fantastike duke qëlluar shtyllën dhe pastaj topi përfundoi në rrjetë, për një gol fantastik.

Kenan Yildiz, në moshën 19 vjeç e 136 ditë shënoi golin që i dha Juventusit epërsinë ndaj PSV-së, duke thyer rekordin e Alessandro Del Piero, i cili shënoi golin e tij të parë në Champions League në moshën 20 vjeç e 308 ditë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të shihnin anijen e mbytur 'Titaniku', por u shpërtheu nëndetësja, publikohet fotoja e parë e rrënojave të 'Titan'

Shkuan të shihnin anijen e mbytur 'Titaniku', por u shpërtheu nëndetësja, publikohet fotoja e parë e rrënojave të 'Titan'