Enver Robelli: Një rrëfim i shkurtër nga arka e madhe
Dua Lipa dhe Olga Tokarczuk
Përveç këngëtare me jehonë globale, Dua Lipa është edhe lexuese e pasionuar. Ajo e mban dhe e mirëmban klubin digjital të leximit “Service95”.
Njëherë në muaj Dua Lipa përzgjedh një roman apo libër jofiksion dhe flet me autorin apo autoren. Në edicionin e fundit Dua Lipa ka biseduar me nobelisten polake Olga Tokarczuk mbi romanin e saj “Kënga e lakuriqëve të natës” (përkthim i titullit nga edicioni në gjermanisht).
Tokarczuk shkruan vepra të vëllimshme, shpesh ato kalojnë 1000 faqe. Duhet durim, duhet koncentrim për t’ia lexuar librat. Duket se Dua Lipa e ka këtë durim.
Në klubin e saj të librave kanë folur emra të njohur si George Saunders, Hernan Díaz dhe Patti Smith. Tani radha i erdhi Olga Tokarczukut, siç raporton gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ). “Asnjë intervistë nuk është klikuar aq shumë sa ajo mes Lipës dhe Tokarczuk”, shkruan FAZ.
Në njërën anë ylli i popmuzikës, me 100 milionë ndjekës në rrjetet sociale, në anën tjetër një shkrimtare polake që lufton diskriminimin dhe shkatërrimin e natyrës. Dua Lipa thotë se është kënaqësi të lexosh romanin e Tokarczuk si një roman kriminalistik, por ka edhe kaq shumë nivele të tjera: filozofi, shkencë, histori, gjeografi“. Entuziazmi i lexueseve dhe lexuesve është i garantuar. Këtë e tregojnë reagimet pas intervistës.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
41.9%
-
Të gabuar
54%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8943
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Enver Robelli: Çfarë ha Putini për mëngjes? Si funksionon propaganda e Kremlinit në Evropë
7 Shkurt, 11:41
-
Unaza e Dua Lipës bëhet trend
7 Shkurt, 11:13
-
Enver Robelli: Në vendin ku askush s’dëshiron të bëhet ministër (edhe pse rroga shkon gjysëm milion euro)
4 Shkurt, 13:50
-
Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin (VIDEO)
29 Janar, 10:16
-
Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen për çmime në ‘iHeart Radio Music Awards 2025’
23 Janar, 12:58
-
Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam krenare për ty (VIDEO)
22 Janar, 14:09
-
Panik për Dua Lipën, këngëtarja tmerrohet nga fansat! I shkojnë te dhoma e hotelin ku po qëndronte
21 Janar, 15:34
-
Enver Robelli: 14 ditë në Kosovë dhe një ditë në Shkup
14 Janar, 18:40
-
Zbulohet pasuria marramendëse e këngëtares Dua Lipa
6 Janar, 13:37
-
Enver Robelli: Sërish vjen 10 shkurti
2 Janar, 15:18
-
Dua Lipa thotë 'Po', Callum i vendos unazën në gisht
27 Dhjetor 2024, 12:15
-
Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje
25 Dhjetor 2024, 14:03