Champions League zhvilloi të martën katët ndeshjet e para të fazës play-off për fazën me eliminim direkt. Në orën 18:45 Juventusi u turpërua 5-2 nga Galatasaray në Stamboll, ndërsa Real Madridi mori një fitore të vuajtur kundër Benficës në Portugali. PSG fitoi me përmbysje kundër Monacos në derbin e Francës, teksa Dortmundi fitoi pastër 2-0 kundër Atalantës. Ndeshjet e kthimit mes këtyre çifteve do zhvillohen më 25 shkurt.
'Rams Park' i Stambollit u khye në një 'ferr' për Juventusin, pasi 'Zonja e Vjetër' u turpërua 5-2 nga vendasit e Galatasaray. Kjo ishte hera e parë që Juventusi pësonte pesë gola në Champions League, pasi më herët kishte humbur 0-7 kundër Wiener SC në Kupën e Evropës në sezonin 1958-59. Turqit kaluan të parët në epërsi me Gabriel Sara pas 15 minutash lojë, por Juvja përmbysi me dopietën e Koopmeiners brenda pjesës së parë. Juve pa 'ferrin' në pjesën e dytë pasi Galatasaray përmbysi me dopietën e Lang dhe golat e Sanchez e Boey. Juvja e mbylli me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Cabal. Juves i janë rikthyer ditët e makthit që përjetoi më 11dhjetor 2013 në Stamboll, kur Galatasaray e eliminonte nga Champions Legaue pas një ndeshje që u luajt në dy ditë.
Në Portugali vendasit e Benficas u mposhtën 0-1 nga Real Madridi. Fitorja për 'Galaktikët' u vendos nga supergoli i Vinicius Junior në minutën e 51-të, por pas këtij momenti në fushë pati një sherr masiv. Vinicius protestoi te arbitri me pretendimin se futbollisti i Benficas, Prestianni, e kishte sharë në baza racore, çka solli një ndalje të lojës nga braziliani dhe shumë të bërtitura e kaos. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë, ndërsa në fushë Benfica nuk mundi të barazonte shifrat, por trajneri i portugezëve, Jose Mourinho, u ndëshkua me dy karton të verdhë, për të lënë stolin në minutën e 85-të. Kjo është një 'hakmarrje' e Realit pas humbjes po kundër Benficas tre javë më parë.
Në 'Iduna Park' Dortmundi fitoi 2-0 kundër Atalantës në një ndeshje që nisi me 15 minuta vonesë pasi ekipi vendas kishte mbetur në trafik. Golat për gjermanët u shënuan nga Guirassy dhe Beier brenda pjesës së parë.
Në stadiumin 'Luigji II', vendasit e Monacos u mposhtën 2-3 nga kampionët në fuqi të Champions League, PSG-ja. Monaco shënoi dy gola me Balogun brenda 18 minutave lojë, por PSG përmbysi me dopietën e Doue dhe golin e Hakimit.
Katër ndeshjet e kthimit mes këtyre çifteve do zhvillohen më 25 shkurt, ndërsa sot luhen katër ndeshjet e tjera play-off.
Champions League, faza play-off - ndeshjet e para:
E martë, 17 shkurt 2026
Galatasaray 5-2 Juventus
Benfica 0-1 Real Madrid
Monaco 2-3 PSG
E mërkurë, 18 shkurt 2026
18:45
Qarabag - Newcastle
21:00
Bodo/Glimt - Inter
Club Brugge - Atletico Madrid
Olympiacos - Bayer Leverkusen
*Ndeshjet e kthimit luhen më 24 dhe 25 shkurt
Komente





