Këtë të martë u zhvilluan katër ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave për aktin e parë të Champions League. Galatasaray fitoi 1-0 në shtëpi kundër Liverpoolit, Bayern Munich i shënoi gjashtë herë Atalantës në Bergamo, Atletico Madridi fitoi 5-2 kundër Tottenhamit, ndërsa Newcastle ndali 1-1 Barcelonën në Angli.
Në ‘St. James Park’ vendasit e Newcastle ia dolën të barazonin 1-1 kundër Barcelonës. Barnes shënoi në minutën e 86-të për anglezët, ndërsa Lamine Yamal barazoi për Barçën në minutën e gjashte shtesë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Anglezët marrin një barazim të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit e cila luhet pas një jave në ‘Camp Nou’.
Galatasaray triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Liverpoolit në Stamboll. Skuadra turke iu fal një goli të shënuar në pjesën e parë, për të marrë avantazhin për sfidën e kthimit. Pas 7 minutave lojë, Mario Lemina zhbllokoi takimin me kokë, pas një asisti të marrë nga Osimhen. Pas këtij goli, të dyja ekipet iu afruan golit, por pa sukses. Liverpool shënoi me Van Dijk në minutën e 73-të, por u anulua për prekje me dorë.
Në Bergamo, Atalanta vendase ‘u shkërmoq’ 1-6 nga Bayern Munich. Bavarezët shënuan me Stanisic, Olise (dopietë), Gnabry, Jackson dhe Musiala për të qenë me një këmbë në fazën çerekfinale. Pasalic shënoi golin e ‘flamurit’ për italianët në shtesën e tretë të ndeshjes. Për Atalantën 45 minutat e dyta luajti Berat Gjimshiti.
Në Madrid, Atletico fitoi 5-2 kundër Tottenham. Vendasit shënuan katër gola në 22 minuta me Llorente, Griezman, Alvarez dhe Normand, por Porro shkurtoi në fundin e pjesës së parë. Pas dy golave të parë të pësuar nga Tottenham që erdhën si pasojë e gafave të portierit Kinsky, trajneri Igor Tudor largoi gardianin dhe hodhi në fushë Vicarion. Ndërkohë Alvarez shënoi sërish për vendasit në pjesën e dytë, para se Solanke të vendoste rezultatin final 5-2. Madrilenët janë me një këmbë në fazën e radhës, paçka se pas një jave në Londër luhet ndeshja e kthimit.
Të mërkurën do luhen katër ndeshjet e mbetura për aktin e parë, ndërsa takimet e kthimit do luhen pas një jave.
Champions League, faza e 1/8-ave:
E martë, 10 mars 2026
18:45 Galatasaray 1-0 Liverpool
21:00
Atalanta 1-6 Bayern Munich
Atletico Madrid 5-2 Tottenham
Newcastle 1-1 Barcelona
E mërkurë, 11 mars 2026
18:45 Bayer Leverkusen - Arsenal
21:00
Bodo/Glimt - Sporting Lisbone
PSG - Chelsea
Real Madrid - Manchester City
*Ndeshjet e kthimit do zhvillohen pas një jave
Komente





