Në prag të ndeshjes në transfertë përballë ekipit danez të Nordsjaelland, Klaudio Markizio shprehet me nota optimiste për arritjen e një rezultati pozitiv.
Juventini kërkon me cdo kusht fitoren pas dy barazimeve radhazi në ndeshjet e para me Celsin dhe Shaktarin.
"Transfertat janë gjithmonë të vështira, e njëjta gjë është edhe këtë herë në Danimarkë. Ekipi po kalon një moment të mirë në kampionat dhe këtë gjë do ta shfrytëzojmë edhe në Champions League. Në Danimarkë do të shkojmë për tre pikë pas dy barazimeve" shprehet Markizio.
Për këtë ndeshje stafi mjekësor i "Zonjës së Vjetër" ka rikuperuar edhe portierin Buffon, i cili mungoi përballë Napolit në Serinë A.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com