Champions League në aktin e dytë, spikat Barcelona - Bayern Munich! City përballë shqiptarëve, Liverpool e Inter në udhëtim

Champions League në aktin e dytë, spikat Barcelona - Bayern Munich! City përballë shqiptarëve, Liverpool e Inter në udhëtim

Barcelona 2-8 Bayern Munich, katër vite më parë

Champions League vijon këtë të mërkurë me aktin e dytë të ndeshjeve për raundin e tretë. Padyshim që këtë mbrëmje vëmendja do jetë në Katalonjë, aty ku Bracelona do përballet me Bayern Munich. Në stolin e katalanasve është Hansi Flick, që disa vite më parë si pjesë e bavarezëve i shkaktoi Barçës humbjen turpëruese 8-2, mbetur në kujtesën e tifozëve (14 gusht 2020).

Gjithçka nis në 18:45 me dy duele. Atalanta luan kundër Celtic në Bergamo, ndërsa Bayer Leverkusen udhëton në Francë ku e pret Brest, ekipi surprizë me dy fitore në ndeshjet e para.

Në 21:00 luhen shtatë takimet e radhës. Veç Barcelona - Bayern Munich, spikat edhe Manchester City - Sparta Praga (me katër shqiptarë në ekip, Rrahmani, Krasniqi, Tuci dhe Laçi), Leipzig - Liverpool apo Young Boys - Inter.

Champions League, raundi 3 - E mërkurë, 23.10.2024:

18:45

Atalanta - Celtic

Brest - Bayer Leverkusen

21:00

Atletico Madrid - Lille

Barcelona - Bayern Munich

Benfica - Feyenoord

Manchester City - Sparta e Pragës

RB Leipzig - Liverpool

Salzburg - Dinamo Zagreb

Young Boys - Inter

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Kundër Spartës së shqiptarëve, Pep Guardiola: Kemi katër mungesa me rëndësi, mes tyre De Bruyne

Për raundin e tretë në Champions League, Manchester City pret sot Spartën e Pragës në 21:00. Përpara ndeshjes, Pep Guardiola tha se City ka katër mungesa të rëndësishme. Ndërkohë që me Spartën e Pragës luajnë Qazim Laçi, Indrit Tuci, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.

“Kemi katër mungesa të rëndësishme për momentin: Kevin de Bruyne, Kyle Walker, Rodri dhe Oscar Bobb. Shpresojmë që dy prej tyre të kthehen së shpejti.

Oscar mendoj se në janar ose shkurt do të jetë gati. Rodri na mungon shumë, por mendoj se të gjitha klubet në mbarë botën kanë probleme të ngjashme.

 De Bruyne nuk ka probleme të mëdha, por nuk ndihet 100%. Kevin nuk është më 22 vjeç, ai duhet të jetë plotësisht i aftë për të luajtur futboll. Nëse ai nuk ndihet plotësisht rehat, nuk mund të shprehë plotësisht potencialin e tij të jashtëzakonshëm”, tha Guardiola.

Ora 13:32
Kalendari i përball me Celtic, Gasperini: Mundësi që Atalanta të rregullojë pozitat në tabelë


Atalanta dhe Celtic luajnë sot në Bergamo në orën 18:45 për raundin e tretë në Champions League. Trajneri i italianëve, Gian Piero Gasperini ka treguar se ky duel është një shans i mirë që të tijtë të marrin pikë.

“Në kampionat këto dy fitoret e fundit kanë përmirësuar renditjen, por ky është një tjetër kompeticion. Duhet të luftojmë në këtë lloj Champions League. Pikët kanë filluar të peshojnë më shumë, por ne kemi mundësi të konsolidojmë atë që kemi bërë.’’

Në sulm do të jetë Retegui, i cili po përjeton një moment magjik, por Gasp kërkon akoma më shumë.

“Tashmë kemi thënë gjithçka. Ai mund të bëjë edhe më shumë, ai ende mund të rritet”, tha ai.

Ora 12:16
Interi me mungesa, Inzaghi: Kujdes nga Young Boys, të mos mendojmë për Juven

1727861627_simoneinzaghi.JPG
Young Boys dhe Inter përballen sot në 21:00 në Bernë për turin e tretë në Champions League.

Simone Inzaghi është gati për të nisur ndryshimet te zikaltërit, edhe për shkak të mungesave të detyruara të Acerbit, Asllanit dhe Calhanoglu. Nga minuta e parë, Bisseck, Carlos Augusto, Frattesi, Arnautovic dhe Taremi.

"Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, duhet të mësohemi me fushën sintetike. Të dëmtuarit? Nuk do të jenë Calhanoglu, Acerbi, Asllani dhe Buchanan. Do të duhet të vlerësojmë edhe kushtet e atyre që luajtën të dielën dhe të kuptojmë se si janë. Zielinski dha përgjigje të mira, unë do të përpiqem të bëj zgjedhjet e duhura”, tha Inzaghi, që shtoi se nuk duhet të mendojnë për ndeshjen e ardhshme në Serie A, atë kundër Juventusit.

Ora 11:01
Përballë është Zhegrova me shokë, Simeone s’ka besim te Lille: Mundën Real Madridin

1729674145_1708252080diegosimeone.PNG
Atletico Madrid dhe Lille luajnë sot në 21:00 në Spanjë. Dueli i tretë në Champions League është komentuar edhe nga Diego Simeone, me trajnerin e Atl. Madrid që nuk ka besim te Edon Zhegrova dhe shokët e tij.

“Është një ekip që luan shumë mirë. Ata mundën Realin, performuan shumë mirë në ligë, në Champions League humbën në Lisbonë (kundër Sportingut). Kanë një ekip me lojtarë që, bazuar në karakteristikat e trajnerit të tyre, luan një lojë të ndezur dhe të guximshme dhe nuk mund ta imagjinoj të shoh një skuadër ndryshe nga ajo”, tha ai.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët, rrezikohen nga atentate të mafies politike

Spahiu: Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët, rrezikohen nga atentate të mafies politike