Champions League/ Partizani në fushë neutrale, mësohet agjenda për duelin kundër BATE Borisov

Champions League/ Partizani në fushë neutrale, mësohet agjenda për duelin kundër BATE Borisov

Stadiumi i Mezokovesd

Partizani dhe BATE Borisov do luajnë në turin e parë kualifikues të Champions League. Kampionët e Shqipërisë do përballen kundër skuadrës nga Bjellorusia, me ndeshjen e parë që zhvillohet në 11 korrik në "Air Albania". Klubi bjellorus ka zbardhur edhe agjendën për ndeshjen e kthimit, atë që do zhvillohet në 18 korrik në orën 20:00.

Përballja do zhvillohet në fushë neutrale, pikërisht në stadiumin e Mezokovesd në Hungari. Për shkak të sanksioneve nga UEFA për klubet bjelloruse (ky shtet mbështet Rusinë në agresionin kundër Ukrainës), dueli do zhvillohet në fushë neutrale dhe pa tifozë.

Veç udhëtimit jo të gjatë, Partizani ka edhe një tjetër bonus në këtë përballje, mungesa e tifozëve të BATE-s dhe përballja në fushë neutrale.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji