Champions League/ Përballja me City-n, Tuchel pa sulmuesin kryesor në transfertë

Champions League/ Përballja me City-n, Tuchel pa sulmuesin kryesor në transfertë

Thomas Tuchel, trajneri i bavarezëve

Eric Maxim Choupo-Moting nuk do jetë i gatshëm për trajnerin Thomas Tuchel në Champions League. Bayern Munich luan sot në 21:00 në transfertë me Manchester City-n, me ndeshjen që vlen për çerekfinalen e parë të këtij eventi.

Për shkak të një problemi në gju, sulmuesi nuk do jetë gati për stafin teknik të gjermanëve në një ndeshje të rëndësishme. Lajmi është konfirmuar vetë nga bavarezët.

“Eric Maxim Choupo-Moting nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Manchester City-t. Sulmuesi është i padisponueshëm për shkak të një problemi në gju”, shkruhet në reagimin e klubit bavarez.

Trajneri Tuchel para kësaj ndeshje ka thënë se do përballen me një prej skuadrave më në formë për momentin dhe ndeshja do jetë delikate.

“Nuk ka të bëjë fare me PSG-në. Është një stil krejt ndryshe. E di që do të vuajmë, por duhet të përfitojmë edhe nga momentet tona. Ne jemi përballë një prej skuadrave më të mira në botë për momentin", tha mes të tjerash trajneri gjerman.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës