Një 90 minutësh ‘ferri’ e pret Interin sonte në ‘Do Dragao’ të Portos për të kaluar në çerekfinalet e Champions League. Kjo sepse portugezët do synojnë të përmbysin humbjen 1-0 të dy javëve më parë për të shkuar në tetë skuadrat më të mira të kontinentit të vjetër.
Para sfidës Interi ka humbur për shkak dëmtimi anësorin Gosens, ndërsa Skriniar pritet ta nisë nga stoli, pasi sapo është kthyer në skuadër. Nga ana tjetër mungesa e madhe e Portos është Otavio, i cili u ndëshkua me të kuq në San Siro, ndërsa janë të padisponueshëm Joao Mario dhe Maixedo. Para ndeshjes së kthimit në 1/8 trajneri i Porto-s Conceiçao është shprehur se ‘skuadra nuk duhet të ndikohet nga problemet e Interit në kampionat, pasi në Champions është histori ndryshe’. Sakaq trajneri i Interit Simone Inzaghi ka deklaruar se ‘për zikaltërit kjo ndeshje është si finale’. Edhe pse ishte autori i golit të vetëm në ndeshjen e parë në Milano edhe sonte Lukaku pritet ta nisë nga stoli.
Stadiumi ‘Do Dragao’ është konfirmuar si kështjellë për Porto-n, pasi 4 ndeshjet e fundit ndaj skuadrave italiane me Juventusin, Milanin, Romën dhe Lazio-n i ka fituar. Interi ndërkohë ka fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet e fundit në transfertë në Portugali.
Sakaq po sonte Manchester City do presë në Angli Leipzig, një kundërshtar që ndeshjen e parë doli më i fortë sa pritej. Në Gjermani sfida u mbyll 1-1 dhe sonte në sfidën e kthimit të 1/8 Guardiola kërkon të shmangë çdo surprizë, pasi në të kundërt rrezikon një sezon të dështuar. Para ndeshjes trajneri spanjoll i ‘qytetarëve’ ka rikonfirmuar se Champions League është ëndrra e madhe e skuadrës që ai drejton.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.8%
-
Pak
41.1%
-
Aspak
30%
Vota total: 333
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli i Interit dhe i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova
23 Korrik, 22:44
-
VIDEO/ Futbollistët e Dinamos së Kievit nuk i japin dorën rivalëve të Partizanit të Beogradit në Champions League
23 Korrik, 20:54
-
Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City
22 Korrik, 20:08
-
Niveli i futbollit shqiptar lë për të dëshiruar, Vllaznia dhe Tirana i thonë lamtumirë Evropës! Shtatë klube në garë
19 Korrik, 08:49
-
Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja
18 Korrik, 08:39
-
Egnatia sot për historinë në Champions League! Kundër ka racizmin serb, Edlir Tetova: Shpresoj mos ndikohemi nga mungesat
17 Korrik, 08:40
-
VIDEO/ Racizmi serb kundër shqiptarëve dhe Egnatias, zyrtari rrogozhinas 'gozhdon' trajnerin e Borac: Erdhët na fyet në tribunë, mbyllët kondicionerin në dhomën e zhveshjes
16 Korrik, 22:03
-
Champions League/ Dramë për FC Ballkanin e Ilir Dajës, 'amatorët' nga Andorra i eliminojnë pas 120 minutave dhe penalltive
16 Korrik, 19:35
-
Inter, Marotta njofton rinovimin e Inzaghit: Ka firmosur deri në vitin 2026
12 Korrik, 17:19
-
Champions League/ Skandal në Bosnje, Egnatia humbet 1-0 në ndeshjen e parë! Thirrje antishqiptare në stadium dhe dy kartona të kuq
11 Korrik, 08:54
-
Champions League/ Akti i parë mbyllet me sukses, Ballkani përmbys 1-2 Santa Coloman
9 Korrik, 22:04
-
Fëmija që u burrërua nga futbolli! Në Itali nderojnë Kristjan Asllanin, të gjithë banorët në shesh
8 Korrik, 19:38