Champions League, Ronaldo:
Pas Juves radhën e ka Barça

Surprizat dhe spektakli i ndeshjeve të mbrëmshme në Champions League vazhdon edhe sonte me shume ndeshje të forta dhe emocionuese, ku mbi të gjitha bie në sy përballja e titanëve në ‘Santiago Bernabeu’ mes Realit të Madridit dhe Juventusit në një ndeshjen e tretë të grupit. Sfida në mitikun Bernabeu pritet që të dhurojë shumë emocione, pasi në fushë do të zbresin disa nga futbollistët më të famshëm në botë dhe të kërkuar si Ronaldo, Bale, Casillas, Pirlo, Buffon, Vidal, Pogba, por edhe shumë të tjerë që kërkojnë që të lënë gjurmë në një super sfidë gjigandësh.

Dy ekipet vijnë në këtë përballje me rezultate dhe lojë krejt të kundërt në javën e fundit. Kështu teksa Reali fitonte me një rezultat bindës dhe me lojë të fortë me Malagan, Juve u ndal me Fiorentinën me një përmbysje mbreslënëse që pritet të ndikojë edhe në mentalitetin e grupit dhe gjendjen psikofizike përballë Realit.

Në prag të ndeshjes ka folur ylli i ekipit të Realit, Ronaldo i cili ka vlerësuar lart Juven, por nuk pajtohet me asnjë rezultat përvec fitores. “Kemi besim të plotë që do të mposhtim ekipin e Juventusit. Presim që Juvja të jetë e fortë, nuk e neglizhojmë nga rezultati i fundit, pasi ka futbollistë me shumë kualitet në ekip, por nuk do të pajtohemi me një rezultat përvec tre pikëve” tha ia. Më pas është ndalur te Barcelona dhe Bale me Casillas. “Kjo javë është shumë e rëndësishme, por jo vendimtare, pas Juves e ka radhën Barcelona për t’u mposhtur.

Do të jetë ndeshje e fortë dhe shpresoj që të fitojmë. Gjendja e grupit është e mirë. Bale është një futbollist fantastik, që kërkon cdo ditë të mësojë, është kokë ulur, unë kam simpati për të, pasi është si një fëmijë që kërkon të mësojë cdo ditë. Për Casillas gjithkush ka mendimin e tij dhe unë timin. Besoj që është shumë i rëndësishëm për klubin” përfundoi ai.

Ndërsa në krahun tjetër, Conte që e mbylli ndeshjen me Fioren me lot në sy thotë se në Madrid shkojnë për një rezultat pozitiv, pasi në Juve humbet dhe Gallata fiton, atëherë do të përfundonte në vendin e tretë dhe do të ishte me një këmbë jashtë, pasi ndeshja e direkte me të besuarit e Mancinit luhet në Turqi. Sonte do të zbresin në fushë edhe shumë ekipe të tjera si Bayneri, United, Leverkusen, Olimpiakos, PSG, por edhe të tjera në sfidat e treta në grupe. Sfidat e kampionëve të Evropës dhe ‘Djajve të Kuq’ që kanë grumbulluar edhe Januzajn nuk janë shumë të vështira. Megjithatë gjithçka do të vendoset në fushën e blertë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen