Pas përfundimit të ndeshjeve të para në grupe të kompeticionit të Champions League, sonte në mbrëmje në orën 20:45 do të luhen ndeshjet e dyta. Në fushë do të zbresin 16 ekipe në 4 grupe. Ndeshjet që spikasin më shumë janë Juventus - Shaktar Donesk në grupin E dhe Bate Borisov - Bayer Mynih në grupin F. Për herë të parë pas dy vitesh, tifozët e Juventusit do ta ndjekin një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Torino.
I vecantë është fakti që kjo do të jetë ndeshja e parë e "Zonjës së Vjetër" në stadiumin e ri që është ndërtuar. Në prag të ndeshjes së shumë pritur për bardhezinjtë, mbrojtësi Kielini shprehet optimist për një rezultat pozitiv. “Ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve në stadiumin e ri do të jetë emocionuese. Edicionet e fundit kemi qenë spektatorë të Champions League dhe kjo ka qenë shumë e vështirë për ne. Duam t’ju tregojmë gjithëve se çfarë mund të bëjmë, në Londër zhvilluam një ndeshje shumë të mirë.
Shpresojmë që edhe sonte të realizojmë një gjë të tillë" ka deklaruar italiani. Ndërsa ndeshja tjetër në transfertë e nën kampionëve të Europës përballë Bate Borisov-it ka ngjallur mjaft interes, për faktin se bjellorusët kanë treguar rritje edicionet e fundit, madje këtë edicion e kanë nisur mjaft mirë duke mundur Lilën në Francë dhe ushëhequr grupin F. Barcelona e Messit do të udhëtojë në Portugali për t'u ndeshur me Benfikën, ndërsa kampionët e Europës, Çelsi do të ndeshet me Nordsjaelland po në transfertë. Ndeshjet e tjera në grupe janë si më poshtë:
Grupi E
FC Nordsjaelland - Chelsea
Juventus - Shakhtar Donetsk
Grupi F
BATE Borisov - Bayern Munich
Valencia - Lille
Grupi G
Spartak Moscoë - Celtic
Benfica - Barcelona
Grupi H
CFR Cluj - Manchester U.
Galatasaray - Braga
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com