Champions League/ Tre skuadra italiane në çerekfinale, Napoli tripletë Frankfurt-it! Real Madrid mund Liverpool-in në 'Bernabeu', spanjollët kalojnë më tej (GOLAT)

Champions League/ Tre skuadra italiane në çerekfinale, Napoli tripletë Frankfurt-it! Real Madrid mund Liverpool-in në 'Bernabeu', spanjollët kalojnë më tej (GOLAT)

Real Madrid 1-0 Liverpool

Champions League ka zhvilluar dy ndeshjet e fundit të kthimit për fazën e 1/8. Napoli mundi Eintracht Frankfurtin 3-0, me italianët që kalojnë në çerekfinale . Nga ana tjetër, Real Madrid mundi 1-0 Liverpoolin në "Bernabeu", me spanjollët që fituan 2-5 në ndeshjen e parë dhe kalojnë më tej. Ndeshja në Madrid ishte e luftuar dhe me ritëm, teksa dy skuadrat shënuan vetëm një gol. Përballja që ishte përsëritje e finales së edicionit të shkuar, sërish pa triumfues "Galaktikët". Me përballjet e sotme, Champions League mëson edhe tetë skuadrat çerekfinaliste.

Napoli dhe Real Madrid i bashkohen ekipve të Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Inter, Milan dhe Manchester City. Shorti për fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve do hidhet të premte në 12:00 në Nyon të Zvicrës. Pas shumë vitesh, tre skuadra nga Serie A janë në këtë fazë.

Në stadiumin "Diego Armando Maradona", Napoli mundi 3-0 Eintracht Frankfurtin në ndeshjen e kthimit për fazën e 1/8 në Champions League. Italianët kalojnë në çerekfinale, teksa morën fitore 0-2 edhe në ndeshjen e parë. Golat për djemtë e Spallettit u shënuan nga dopieta e Osimhen në minutat 45+2 dhe 53, teksa Zielinski nga penalltia shënoi në minutën e 64 për 3-0. Në këtë përballje nuk kishte tifozë miq, megjithëse afro 2 mijë ultras të gjermanëve ishin në Napoli dhe shkaktuan kaos dhe përplasje me policinë gjatë ditës.

Në "Bernabeu", Real Madrid fitoi 1-0 me Liverpoolin në ndeshjen e kthimit për 1/8 e Champions League. "Galaktikët" fituan edhe ndeshjen e parë 2-5 në Angli, duke kaluar në çerekfinale. Në përballjen e sotme, goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Benzema në minutën e 79-të. Në asnjë moment Real Madrid nuk e vendosi në diskutim kalimin më tej.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
8 skuadrat çerekfinaliste të Champions League

Napoli dhe Real Madrid i bashkohen ekipve të Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Inter, Milan dhe Manchester City në çerekfinalet e Champions League. Shorti për fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve do hidhet të premte në 12:00 në Nyon të Zvicrës. Pas shumë vitesh, tre skuadra nga Serie A janë në këtë fazë.

Ora 23:03
GOLI/ Real Madrid 'mbret' në Champions, 'Galaktikët' mposhtin Liverpool-in dhe kalojnë më tej

Në "Bernabeu", Real Madrid fitoi 1-0 me Liverpoolin në ndeshjen e kthimit për 1/8 e Champions League. "Galaktikët" fituan edhe ndeshjen e parë 2-5 në Angli, duke kaluar në çerekfinale. Në përballjen e sotme, goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Benzema në minutën e 79-të. Në asnjë moment Real Madrid nuk e vendosi në diskutim kalimin më tej.

Ora 23:00
VIDEO/ Napolin s'e ndalin as huliganët, italianët i shënojnë 3 gola Eintracht-it dhe kalojnë në çerekfinalet e Champions

Në stadiumin "Diego Armando Maradona", Napoli mundi 3-0 Eintracht Frankfurtin në ndeshjen e kthimit për fazën e 1/8 në Champions League. Italianët kalojnë në çerekfinale, teksa morën fitore 0-2 edhe në ndeshjen e parë. Golat për djemtë e Spallettit u shënuan nga dopieta e Osimhen në minutat 45+2 dhe 53, teksa Zielinski nga penalltia shënoi në minutën e 64 për 3-0. Në këtë përballje nuk kishte tifozë miq, megjithëse afro 2 mijë ultras të gjermanëve ishin në Napoli dhe shkaktuan kaos dhe përplasje me policinë gjatë ditës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 16/03/2023 13:34

    forza INTER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin