Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League, do zhvillojë këtë të mërkurë katër ndeshjet e fundit play-off, nga ku do mësohen katër skuadrat e mbetura për të plotësuar fazën e 1/8-ave. Tetë skuadra janë në garë për katër biletat e mbetura, teksa për disa prej tyre nevojitet shumë punë për të përmbysur rezultatet e sfidave të para.
Në Torino, Juventusi pret Galatasarayn në orën 21:00. Turqit fituan 5-2 një javë më parë në Stamboll dhe kanë tre gola epërsi, ndërsa 'Zonja e Vjetër' nuk është në formë sportive, por do tentojë përmbysjen e madhe. Trajneri Luciano Spalletti nuk do ketë të gatshëm Juan Cabal, Andrea Cambiaso, Emil Holm, Arkadiusz Milik dhe Dusan Vlahovic.
Në Bergamo vendasit e Atalantës luajnë kundër Dortmundit në orën 18:45. Gjermanët e kanë fituar 2-0 ndeshjen e parë dhe do futen në fushë për të administruar rezultatin. Italianët do kenë një detyrë të vështirë.
Në 'Parkun e Princave' luhet PSG - Monaco. Kampionët në fuqi të këtij eventi fituan 2-3 me përmbysje në ndeshjen e parë.
Në 'Bernabeu' Real Madridi luan kundër Benficas. Spanjollët fituan 0-1 në Portugali një javë më parë, por 'Shqiponjave' të Mourinhos nuk u zihet besë dhe këtë e treguan një muaj më parë kur mposhtën pikërisht Real Madridin.
Champions League, faza play-off, ndeshjet e kthimit:
E mërkurë, 25 shkurt 2026
18:45
21:00
Juventus - Galatasaray (2-5)
PSG - Monaco (3-2)
Real Madrid - Benfica (1-0)
E martë, 24 shkurt 2026
18:45
Atletico Madrid 4-1 Club Brugge (3-3)
21:00
Bayer Leverkusen 0-0 Olympiacos (2-0)
Inter 1-2 Bodo/Glimt (1-3)
Newcastle 3-2 Qarabag (6-1)
Shënim: Në kllapa () janë rezultatet e ndeshjeve të para mes secilit çift
Komente







