Interi nuk ia doli të përmbyste humbjen 3-1 të ndeshjes së parë kundër Bodo/Glimt, madje u mposht edhe dje në Milano 1-2 nga norvegjezët që bënë surprizën në këtë fazë play-off-i të Champions League.

Pas ndeshjes trajneri i zikaltërve, Cristian Chivu, tha se janë të mërzitur për rezultatin, por njëkohësisht komplimentoi rivalët për paraqitjen. Sipas rumunit, ekipit të tij i mungoi energjia, duke cekur se Bodo/Glimt ka luajtur vetëm katër ndeshje në tre muajt e fundit.

Ndeshja dhe eliminimi? Ne u përpoqëm të bënim gjithçka që mundëm që nga fillimi. Bodo ishte shumë mirë i organizuar në një bllok të ulët me 10-11 lojtarë poshtë linjës së topit dhe fakti që nuk shënuam golin e avantazhit krijoi një ndjenjë rehatie për ta, duke e ditur se do të detyroheshim të shënonim dy gola për ta dërguar ndeshjen në shtesë. Nuk kam asgjë për t’i qortuar djemtë.

Ata kishin shumë më tepër energji në pjesën e dytë dhe krijuan raste. Ka shumë zhgënjim, ne u përpoqëm të avanconim, por u përballëm me një ekip me shumë më tepër energji që bëri atë që duhej me vendosmëri. I duhen bërë komplimentet pasi Bodo e meritoi të kalonte turin.

Objektivat tani? Gjithmonë ka qenë të jemi konkurrues, nuk ka qenë kurrë qëllimi të mendojmë shumë larg përpara kohe. Në Champions League nuk ia dolëm, filluam mirë, por humbëm pikë pavarësisht performancave të mira pas katër fitoreve. Niveli këtu është i lartë, nëse nuk gjen qëndrueshmëri dhe qartësi, kundërshtarët të ndëshkojnë që në gabimin e parë.

Ndeshja dhe Bodo/Glimt? Në pjesën e parë, kërkova më shumë durim dhe ta lëviznim topin më shpejt për të destabilizuar formacionin e dendur 4-4-2 të Bodos. Arritëm vetëm disa krosime, në rastet e pakta që hymë në zonë, pati edhe raste të mira, duke përfshirë goditje të shumta nga këndi. Me më shumë qartësi, ndoshta mund ta kishim zhbllokuar rezultatin. Ne u përpoqëm, me kufizimet dhe pikat tona të forta. Është për të ardhur keq sepse nëse do të kishim shënuar për avantazhin 1-0, do të kishim ushtruar më shumë presion mbi Bodon. Energjia është e vështirë për t’u gjetur kur luan çdo tre ditë.

Mund ta kishim sulmuar zonën e kundërshtarit ndryshe, por nuk kam asgjë për t’i qortuar djemve. Mund të kishim gjetur pak më shumë energji duke zhbllokuar rezultatin, por me dhjetë kundërshtarë në zonën e penalltisë, ishte vërtet e vështirë. Ka trishtim. Në tre muajt e fundit Bodo ka luajtur katër ndeshje, të gjitha në Champions League. Ata me të vërtetë kishin shumë më tepër energji, por Liga e Kampioneve është kështu. Të shohim përpara", tha Chivu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:01
Akanji edhe ti?! Si u shemb 'muri' i Interit në dy ndeshje

1772010164_manuelakanji.jpeg

Duke parë gabimin, pak a shumë mund të thuash: "Edhe ti, Manuel?" Sepse, në fund të fundit, askush nuk e priste, ndoshta as ai dhe sigurisht jo tifozët e zikaltërve. Gabimi i Akanjit, i cili i dhuroi Blombergut topin që çoi në epërsinë 0-1 të norvegjezëve, vulosi humbjen e Interit në Champions League. Goli e çoi Bodon drejt mrekullisë sportive. Ishte një gabim i pazakontë, një gabim që erdhi me pakujdesi të tepruar, të ndihmuar nga presioni i lartë i lojtarëve të Knutsen.

Chivu pagoi një gabim në mbrojtje. Jo i vetmi në një sezon që nisi pikërisht me problematika në këtë drejtim. Kujtojmë humbjet me Udinesen dhe Juventusin, me 5 gola të pësuar në dy ndeshje. E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmë ndaj Bodos. Gabimi kryesor erdhi nga një prej lojtarëve më të besueshëm të prapavijës së Interit.

Akanji ka luajtur 22 ndeshje nga 24, plus 7 të tjera në Champions. Mbrojtja zikaltër në Champions ka qenë ndryshe. Ka pësuar 1 gol nga Kairat, 2 nga Atletico Madrid, 1 nga Liverpool, 3 nga Arsenal dhe 5 nga Bodo në 2 ndeshje. Një dështim.

Në të paktën tre raste, gabimet janë shumë të rënda. Mbi të gjitha goli i parë i pësuar në “Aspmyra Stadion”, pas një aksioni të bukur të norvegjezëve nga e djathta, që detyroi Acerbin të dilte huq. Akanji pagoi presingun lart, gaboi fatalisht dhe Blomberg e Hauge e falenderuan. Në rastin e golit të dytë të pësuar gabimi ishte i Bisseck, në kohë vonesë. Yann luajti një ndeshje të mirë në fazën sulmuese, por në momentin kyç të ndeshjes ishte i pavëmendshëm. Këtë vit i ka ndodhur shpesh. Natyrisht, gabimi i Akanji ishte më i rëndë. / Gazzetta Dello Sport