Champions Leauge, Reali mezi i rrëmben fitoren Ajaxit/ Tottenham shkatërron Borussian

Champions Leauge, Reali mezi i rrëmben fitoren Ajaxit/ Tottenham shkatërron Borussian

foto ilustruese, Champions Leauge

Nata e dytë e 1/8-ave të Champions Leauge ka rezultuar pozitive për Real Madrid-in i cili fitoi përballë Ajaxit në Holandë me rezultatin 1-2 dhe Totenham-in i cili triumfoi ndaj Borussia Dortmund-it me rezultatin e thellë 3-0.

Sfida mes Realit dhe Ajaxit filloi me një minutë heshtje për vdekjen e Emiliano Sala i cili humbi jetën pas një tragjedie ajrore.

Mposhtja e Ajaksit ishte një sfidë tejet e vështirë për Realin pasi skuadra holandeze gjatë pjesës së parë arriti të dominonte në tërësi kampionët e Evropës, duke e shënuar edhe një gol në fund të kësaj pjese, i cili u anulua për pozitë jashtë loje nga gjyqtari, pas konsultimit me VAR.

Pjesa e dytë vazhdoi nën dominimin e Los Blancove të cilët kaluan  në avantazh me anë të golit të Benzema në minutën e 60’. Skuadra e Ajaxit arriti që në minutën e 75’ të barazonte në 1:1 me anë të golit të Hakim Ziyech

Asensio, arriti që në minutën e 87’ të dyfishonte rezultatin ndaj Ajaksit duke shënuar një gol që do ti dhuronte Real Madrit-it 3 pikëshin. Ndeshja e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’ luhet pas tri javësh.

 

Tottenham Hotspur ka fituar bindshëm me rezultatin 3:0 ndaj Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma në ‘Ëembley.

Skuadra angleze pavarsisht se ka pasur disa mungesa ku vlen të theksohet mungesa e Harry Kane, ka të sigurojë 3 pikët ndaj Dortmund-it. Anjë nga skuadrat pavarsisht përpjekjeve të shumta nuk arriti të shënonte në pjesën e parë.

Golat e fitores për Tottenham erdhën në pjesën e dytë, Son Heung-Min aariti të shënojë në minutën eduke kaluar në avantazh me rezultatin 1-0. Jan Vertonghen në minutën e 83’, dyfishoi epërsinë në2- 0, ndërsa Fernando Llorente në fund të ndeshjes shënoi duke thelluar rezultatin në 3- 0, për t’i dhënë Tottenhamit një fitore me vlerë të madhe para ndeshjes së kthimit në ‘Signdal Iduna Park’

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të verifikojnë personat me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec

Shkuan të verifikojnë personat me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec