Champions, Milan dhe Arsenali
luajnë shanset e fundit në Evropë

Rikthehet Champions League me ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale me sfidat Bayern Mynih-Arsenal dhe Atletiko Madrid – Milan. Të dyja ndeshjet janë të hapura edhe pse udhëtueset e nisin në disavantazh. Arsenali humbi ndeshjen e parë në Angli 0-2, por shpreson që të përsërisë të njëjtën lojë të edicionit të kaluar, teksa për pak befasoi gjermanët. Në prag të ndeshjes Guardiola shprehet se ‘Nëse e lejojmë Arsenalin të mbajë topin atëherë do të kemi shumë probleme.

Ata janë një skuadër me kualitete sepse çdo lojtar zotëron cilësi të mëdha teknike si Cazorla, Ozil, Rosicky apo Arteta. Prandaj unë dua që skuadra ime të këmbëngulë për ta qarkulluar sa më shumë topin dhe të jetë agresive’. Ndërsa Venger ka besim te kualifikimi dhe Ozil që do të bëjë diferencën “Mendoj se Ozil e vuajti shumë psikologjikisht penalltinë e humbur. Ai ndjeu se kishte zhgënjyer shokët e skuadrës në një moment shumë të rëndësishëm të ndeshjes dhe kjo gjë ndikoi në lojën e tij.

Tashmë e ka harruar penalltinë dhe ka një mundësi shumë të mirë të martën për të treguar aftësitë e tij”. Ndërsa në ndeshjen tjetër mes Atletikos dhe Milanit, Sedorf hidhet në sulm direkt’ E dimë që do të jetë e vështirë, e dimë që Atletiko është një skuadër me kualitet, por Milani ka historinë e tij, dhe historia flet kur udhëton nëpër Europë. Djemtë e mi e ndiejnë këtë, dhe kam parë goxha reagim pas disfatës në Udine”.

Ndërsa argjentinasi Simeone në prononcimin e tij theksoi “Nuk duhet ta komplikojmë situatën sepse unë besoj që në fushë do të zbresë Milani më i mirë. Ata janë një skuadër shumë e fortë pasi kanë në përbërje lojtarë të talentuar. Nuk duhet të kënaqemi thjesht me avantazhin e ndeshjes së shkuar” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'