Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj faze në Champions League Borussia Dortmund-Zenit Petersburg, Manchester United –Olympiakos.

Në ndeshjet e para Dortmundi fitoi me rezultatin e thellë 4-2 në Rusi, ndërsa United humbi në Greqi 2-0.

E ndërsa për gjermanët duket se kualifikimi do të jetë thjeshtë formalitet, e kundërta është për Manchester që duhet të kthejë rezultatin.

Objektivi vështirësohet akoma më shumë kur mendon se gjendja e ekipit është e dobët, pasi vijnë pas humbjes së thellë me Liverpulin dhe morali është shumë poshtë.

Megjithatë Moyes vazhdon të besojë te kualifikimi.


d.b/shqiptarja.com