NION - Dy gjysmëfinale spektakolare ka përcaktuar shorti i Champions League I hedhur në Nyon të Zvicrës. Real Madrid do të sfidojë kampionët në fuqi të Bayern Mynih në çiftin më të fortë ndërsa surpriza Atletico Madrid do të përballet me Chelsea.

Priten dy ndeshje shumë të forta ndërmjet madrilenevë të Ancelotit dhe bavarezëve kampion në fuqi të cilët eleminuan Realin në të njëjtën fazë para dy vitesh.Ndeshja e parë do të luhet në Bernabeu ndërsa ajo e kthimit pas nëj jave në “Allianz Arena.Pritet luftë gladiatorësh ndërmjet Real dhe Bayern për një vend në finalen e Lizbonës më 24 maj.
Chelsea I Mourinhos do ketë përballë hirushen e Champions Atletico Madrid që eleminoi Barcelonën.Skuadra e Simeones tashmë u fut frikën të gjithëve dhe kualifikimi në finale nuk është çudi.

Në finalen e Europa League e sigurtë është që do të ketë një skuadër spanjolle.Shorti ka përcaktuar derbi spanjoll në gjysmëfinale pasi ka vënë përballë Sevilla me Valencian ndërsa Juventusi nëse do të ngrejë trofeun në stadiumin e tij më 14 maj duhet të kalojë mbi një kundërshtar të vështirë si Benfica.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)