Pavarësisht insistimit dhe 4 golave të shënuar me "Olimpico" nuk ia del të përsërisë mrekullinë në Champions përballë Liverpool-it. Italianët fituan 4:2, por humbja 5:2 në tokën angleze një javë më parë bëri që rezultati i përgjithshëm i dy takimeve të shkonte në 7:6 për ekipin e Jurgen Klopp.
Real Madrid - Liverpool do ndeshjen në finalen e madhe të Kievit në 26 maj. Ai i luajtur sonte në Romë ka qenë një takim mjaft i bukur dhe i luftuar fort sidomos nga italianët të cilët përballë publikut të tyre bënë gjithçka mundën.
Por në të parën dalje përpara, në minutën e 9, Liverpool tundën rrjetën me Sadio Mane që lëshoi një të majtë të hidhur në zonën e vogël të portierit Allison, që nuk kishte çfarë të bënte. Reagimi i Romës nuk vonoi, që në minutën e 15-të, ishte dhe me pak fat, pasi Lovren në tentativën për të larguar topin nga zona e tij, e përplasi sferën në fytyrën e Milner, që për fatin e tij të keq e devijoi në rrjetë.
Giorgio Ëijnaldum kalon sërish në avantazh Liverpool-in në minutën e 25. Me rezultatin 1:2 mbyllet edhe pjesa e parë.
Në të dytën, Roma hidhet në sulm dhe barazon me Dzekon në minutën e 52. Ndërsa Naingolan kalon në avantazh vendasit dy minuta nga fundi, për të ardhur te goli i katërt për Romën në minutën e 93. Por nuk ka më kohë, megjithëse italianët i ndau vetëm një gol për ta çuar takimin në shtesë.