Champions / Romës i duhet tjetër mrekulli, Liverpool thuajse në finale

Champions / Romës i duhet tjetër mrekulli, Liverpool thuajse në finale

Champions League ka mësuar mbrëmë finalistin e parë të këtij sezoni, me Real Madrid që tani pret fituesin e duelit tjeyër, Roma-Liverpool. Liverpool është vetëm një hap larg finales së tretë në Champions League në 15 vitet e fundit, pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë në “Anfield”. Gjithsesi, Roma ka treguar në raundin e kaluar se mund t’i përmbysë tre gola disavantazh dhe kësisoj sfida në “Olimpico” mund të konsiderohet ende e hapur, pavarësisht fitores së thellë të “të kuqve”.

Roma do të kishte nevojë për një tjetër fitore 3-0, si ajo ndaj Barcelonës në çerekfinale, që përmbysi humbjen 4-1 në ndeshjen e parë. Edhe ky rezultat do t’i bënte punë italianëve. Lajmi i mirë për ekipin e Di Francesco është se mbrojtja e Liverpool fut ujë, sidomos në pjesën e dytë. Liverpool është në gjysmëfinalen e dhjetë në historinë e Champions League dhe në shtatë raste ka arritur të shkojë në finale.

Rekordi i tyre kundër ekipeve italiane është 10 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Në nëntë ndeshje të luajtura me kundërshtarë nga Anglia në fushën e saj Roma e ka rekordin 4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Gjithsesi, vetëm fitorja 3-0 ndaj Chelsea, në fazën me grupe të këtij edicioni, ka vlejtur për diçka.

“Ylli” i Liverpool, Mohamed Salah, do të rikthehet në Romë, atje ku ka luajtur për dy sezone. Egjiptiani, autor i dhjetë golave për Liverpool në Champions League, ka shënuar 9 gola në 9 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha veprimtaritë.

Edin Dzeko është futbollisti më në formë për verdhekuqtë. Veç golit të shënuar në ndeshjen kundër Liverpool në Angli, boshnjaku shënoi edhe dy herë të tjera në ndeshjen e Serie A, ku verdhekuqtë fituan 4-1 ndaj Chievo-s.

“Të kuqtë” kanë shënuar 38 gola në 11 ndeshje të Champions League, më shumë se çdo ekip tjetër në këtë veprimtari dhe i janë afruar rekordit historik të Barcelonës, që shënoi 46 gola në 16 ndeshje.

Padyshim që ndeshja në “Olimpico” pritet të dhurojë gola. Tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Liverpool në të gjitha veprimtaritë kanë prodhuar tre ose më shumë gola.

Formacionet e mundshme:
Roma: Alisson; Kolarov, Manolas, Fazio, Peres; Nainggolan, Lorenzo, De Rossi; El-Shaaraëy, Schick, Dzeko.

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Henderson, Milner, Ëijnaldum; Mane, Salah, Firmino.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 02/05/2018 20:01

    ROMA do ta bëjë përsëri mrekullinë dhe ju Gazetarët do e mbyllni gojën mbas ndeshjes , dhe pastaj do beni përsëri si "Specialista të MILLJES dhe të PESHKUT"!!! FORZA ROMA ! FORZA ROMA ! FORZA ROMA !!! AS ROMA do ta SHËMBI Liverpulin e LESHIT dhe të PRESHIT sot!! LIVERPULI ishte me fat dhe me ndihmën e ALBITRAVE shkoi kaq larg , pa asnjë meritë !! A I man mend 2 ndeshjet me Mançester CITY ti Gazetar , se ç'farë i bën ARBITRAT MANÇESTER CITYT !?!? Po ndeshjen me ROMËN a mban mend që GOLI i parë që Shënoi Salah erdhi si Pasojë e Fajit të ARBITRIT GJERMAN që nuk akordoi një FAULL të Pastër në mesfushë kundrejt KEVIN STROOTMAN , lëre pastaj GOLIN e tretë të Liverpul që ARBITRI "QORR i Qëllimshëm" mbylli sytë dhe bëri sikur nuk e pa , që Muhammed SALAH ishte 3 METRA POZICION jashtë loje !!!!! TURP TURP për këto ARBITRIME Amatoreske !! FORZA ROMA ! ROMA shkon në FINALEN e KIEVIT me Meritë sot .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE

Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE