Ronaldo është gati për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League përballë ekipit të Bayern Munich. Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi portugez në rrjetin social Twitter duke gëzuar të gjithë tifozët e Realit.

Trajneri Ancelotti e la pushim në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit përballë Barcelonës, teksa ndeshjen në kampionat Federata e shtyu më 7 Maj. Pushimi duket se i ka bërë mjaft mirë fituesit të Topit të Artë duke u riaftësuar plotësisht.

Madje edhe ditën e diel, sulmuesi është stërvitur individualisht për plot 5 orë në dy seanca të ndara, pavarësisht se trajneri vendosi pushim për të gjithë ekipin.

Por, tashmë problemi është zhvendosur te Bale, i cili po kalon një periudhë gripale, por që pritet që të mos sjellë komplikacione që mund të vendosin në dyshim praninë në ndeshjen gjysmëfinale.


d.b/shqiptarja.com