Në ndeshjet e sotme ajo që spikat më shumë është mes Arsenalit dhe kampionëve të Evropës në fuqi, Bajernit të Mynihut që do të zhvillohet në Angli.

Venger shprehet se beson fuqishëm te kualifikimi në turin tjetër edhe pse përballë ka kampionët. “Morali është shumë i rëndësishëm në një takim si ky.

Vitin e kaluar ne shkuam në këtë sfidë moralisht të shkatërruar, këtë vit situate është ndryshme. Ne duhet të besojmë te kualifikimi pasi në fazën me eliminim direkt.

Pavarësisht se luajmë ndaj kampionëve të Europës dhe Botës nëse futbollistët e mi japin 100% e tyre në këto dy takime dhe sidomos në ndeshjen e parë ne mund të kalojmë në fazën tjetër” tha ai.

Ndërsa Guardiola vlerëson kundërshtarin dhe ia le gjithçka fushës së blertë, teksa kërkon një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, pasi sipas tij kualifikimi vendoset në Gjermani.


d.b/shqiptarja.com