Chef-i i restorantit më të
mirë në botë, pa shtëpi

Chef-i i restorantit më të <br />mirë në botë, pa shtëpi
KOPENHAGEN - Rene Rexhepi, është drejtuesi me origjinë shqiptare i restorantit më të mirë në të gjithë botën. Gjithkush mund ta mendojë si një njeri shumë të pasur, por sipas revistës prestigjoze Time, ai nuk është në gjendje të blejë një shtëpi dhe jeton me qira.

Chef-i i restorantit Noma, jeton në Kopenhagen dhe çdo ditë shkon në punë me biçikletë. Fillimisht pedalon për të dërguar në kopësht të bijën 4-vjeçare në orarin e caktuar. Më pas ndalon në një bar aty pranë dhe merr një kafe ekspres dhe një kos, të cilat do të jenë ushqimi i tij i vetëm deri në darkën e stafit në restorant.

Restoranti i shqiptarit nga Maqedonia është shpallur si më i miri në botë nga revista prestigjioze e shquar dhe e specializuar britanike “Restorant”. Restoranti i Rexhepit ndodhet në Danimarkë dhe në të ai përgatit vetëm ushqime të vendeve nordike.

Rene Rexhepin thuhet se është një talent në gatim i cili di të përgatisë “çudira të vërteta” duke bërë ushqime nga bimët e egra, lulet dhe gjethet me shije të hidhur të cilat serviren me fruta të freskëta deti.

Rexhepi babain e ka shqiptar nga Maqedonia, kurse nënën daneze.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket programi i Bashës për zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

‘Grupe kriminale të Raidoçiçit veprojnë ende në Veri’/ Eksperti i sigurisë Elezi: Kurti në Turqi për armatime

‘Grupe kriminale të Raidoçiçit veprojnë ende në Veri’/ Eksperti i sigurisë Elezi: Kurti në Turqi për armatime