Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Eden Hazard në minutën e 22-të të pjesës së parë që Chelsea të mos dilte bosh këtë edicion. Trajneri
Antonio Conte, pasi i dha titullin kampion Chelsea sezonin e kaluar në Premier League, ka arritur të fitojë edhe Kupën e Ligës së Anglisë.
Një trofe që vlen shumë, duke parë që Chelsea e mbylli sezonin në vendin e pestë dhe momentalisht pa pjesëmarrje në Champions League.
Nëse Liverpool fiton finalen ndaj Real Madrid, atëherë edhe Chelsea shkon në Champions League, pasi të kuqtë u renditën të tretën në kampionatin anglez.
Komento