LONDËR-Armando Broja është rikthyer në stërvitje. Lajmi i mirë ka ardhur për Chelsean pasditen e sotme. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe është shfaqur në stërvitjen e bluve të Londrës. Broja nuk udhëtoi me ekipin që në fillim drejt SHBA-së për fazën përgatitore, dhe kur arriti, qëndroi vetëm dy ditë pasi pësoi një dëmtim në stërvitje.
Ai u rikthye në Londër dhe me idenë së mund të niste bisedimet me ndonjë klub tjetër për t’u transferuar, por Thomas Tuchel hodhi zëra se Broja është shumë i rëndësishëm për të dhe se me shumë mundësi nuk do të transferohet askund.
Broja është ende duke pritur për të mësuar të ardhmen e tij, edhe pse trajneri i Chelsea është duke vlerësuar mundësinë për ta mbajtur në ekip.

Komente

