Chelsea është ndalur në derbin londinez me West Ham, në barazimin 1-1 në “Stamford Bridge” dhe tashmë nuk ka më shanse për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm. Kur kishin mbetur edhe dhjetë minuta nga fundi i pjesës së parë, Cesar Azpilicueta kaloi në avantazh “blutë” gjatë një goditje nga këndi, e pasuar nga një rrëmujë në zonën mike.
Avantazhi i Chelsea ishte i merituar, por “blutë” shpërdoruan shumë mundësi për të shënuar golin e dytë, përfshi edhe dy gola të Alvaro Morata të anuluar për pozicion jashtë loje të spanjollit.
Nëse nuk shënon do e pësosh dhe kjo i ndodhi skuadrës së Antonio Conte, rreth 15 minuta para fundit. Trajneri i West Ham, David Moyes, gjen zëvendësimin e duhur duke hedhur në fushë Javier Hernandez dhe sulmuesi meksikan e shpërblen, duke shënuar pas vetëm tre minutash lojë.
Me barazimin 1-1, Chelsea mbetet në vendin e pestë, plot 10 pikë larg nga Tottenham i vendit të pestë, kur të dy ekipet kanë edhe gjashtë ndeshje për të luajtur.
Komento