Pas Manchester United një e shtunë e hidhur ka rezultuar edhe për Chelsea-n pasi londinezët kanë lënë dy pikë përballë Shefield United. Në ‘Stamford Bridge’ ekipi i drejtuar nga Lampard mori epërsinë e dyfishtë në minutën e 43 falë ‘dopietës’ së Abaraham, por deri në fund shifrat u barazuan në 2-2. Fillimisht për miqtë realizoi Robinson, ndërsa më pas Court Zouma gaboi portë në minutën e 90 duke shkaktuar autogol.
Ndryshe nga United dhe Chelsea paraqitet situata për Manchester City-n. Skuadra e Guardiolës ka fituar me shifrat 4-0 përballë Brighton në një 90 minutësh ku dominoi nga fillimi e deri në fund. Goli që zhbllokoi shifrat erdhi që në minutën e 2 nga De Bruyne, ndërsa më pas realizoi Sergio Aguerro ‘dopietë’ dhe Bernardo Silva.