Cheryl Cole vazhdon sërish me suksesin e saj.

Ajo dha një performancë ku la të kënaqur jurinë dhe publikun në Britain’s got Talent në mbrëmjen e të shtunës.

Më pas ka performuar ylli i popit me të cilin ajo ka bashkëpunuar Tinie Tempah.

cheryl cole

Cheryl pati vëmendjen edhe për një numër kërcimi që realizoi me grupin e kërcimtarëve të saj.

Por Cheryl pasi la  Britain’s got Talent vazhdoi argëtimin e saj jashtë me të dashurin  e ri Jean Bernard.

Të dy janë parë duke buzëqeshur me një gëzim të papërmbajtshëm dhe më pas ka prezantuar të dashurin me mamanë e saj Joane.

Cheryl veshi gjatë darkës me mamanë dhe të dashurin një fustan të zi të gjatë i cili i tregonte format e tonifikuara.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)