Christian Panucci: Largimi nga Real Madrid, budallallëku më i madh
Christian Panucci, ish-lojtari italian i Real Madridit dhe trajneri aktual i Shqipërisë, në një intervistë për emisionin “El Cope Partidazo”, ka analizuar transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi, klub me të cilin u prezantua të hënën.
Christian Panucci
Christian Panucci, ish-lojtari italian i Real Madridit dhe trajneri aktual i Shqipërisë, në një intervistë për emisionin “El Cope Partidazo”, ka analizuar transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi, klub me të cilin u prezantua të hënën.
Cristiano do të ketë sukses, sepse është një lojtar shumë i mirë, – tha Panucci, i cili ka provuar të luajë si futbollist me Milan, Inter, Chelsea, Monaco, Roma, Parma dhe Real Madrid.
Është çmenduri normale për Cristianon, ai është më i miri në botë. Eshtë një nënshkrimi shumë i zgjuar, që do t’u japë lojtarëve të tjerë një shtytje për të ardhur në Itali. Cristiano e ka Champions-in në gjak.
Christian Panucci
Nga ana tjetër, Panucci u kthye në kohë dhe foli për largimin e tij nga Real Madridi, pas dy sezonesh e gjysmë në “Bernabeu”:
Doja të largohesha nga Real Madridi dhe ky ishte budallallëku më i madh i karrierës sime sportive. Me keqardhje e them tani, por kur u largova nga Madridi isha i bindur.
Christian Panucci
Italiani shkoi tek Interi në sezonin 1999-2000. Lidhur me sezonin e ri të Real Madridit, Panucci nuk është optimist:
Ky mund të jetë një sezon i vështirë për Real Madridin, sepse dy “pesha të rënda” janë larguar që aty: Zidane dhe Ronaldo. Nuk është e lehtë t’i zëvendësosh ato, aq më shumë pas fitores së Champions-it të tretë radhazi.
Christian Panucci
Panucci, tashmë do të bëjë gati ekipin kombëtar shqiptar për Ligën e Kombeve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.5%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 754
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
UEFA tremb Real Madridin, nis hetimet për katër futbollistë
28 Mars, 15:11
-
Arda Guler me ‘këmbë në tokë’: Do vijë edhe koha ime te Real Madrid
27 Mars, 16:13
-
Brazili rinis bisedimet me Carlo Ancelottin
27 Mars, 15:32
-
Liverpool largon Alexander-Arnold në verë, gjen zëvendësuesin
20 Mars, 15:59
-
Si spiunët e Putinit përdorën videot e Ronaldos në YouTube për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë?
19 Mars, 17:52
-
VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit
16 Mars, 23:04
-
GOLAT/ Mbappe shkëlqen me dopietë, Real Madrid përmbys 1-2 Villarrealin dhe merr kreun e La Ligas
15 Mars, 20:46
-
UEFA: Rishikojmë rregulloren, Alvarez e preku topin dy herë! Arbitri: Unë sinjalizova gjyqtarët e VAR
14 Mars, 10:10
-
Jasir Asani shkëlqen në Azi, lë pas Cristiano Ronaldon! Sylvinho 'fërkon duart'
13 Mars, 12:32
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26