Christine McConnell është një shtëpiake që i pëlqejnë gatimet krijuese dhe të frikshme.

Ajo është quajtur “shtëpiake demon” për shkak të fotove që ka shpërndarë në rrjetin e saj social “Instagram” ku nëpërmjet ushqimeve ka krijuar pamje horror.

Fotoja e parë shtë një akrep i cili është krijuar nëpërmjet kockave.

Në foton e dytë shihet një ëmbëlsirë e madhe për të cilën është inspiruar nga filmi Alien.

Në këtë ëmbëlsirë ajo ka përdorur çokollatën e zezë, luleshtrydhet të cilave u ka hapur një gojë të madhe të frikshme duke u krijuar dhëmbët me krem të bardhë.

keku

Një tjetër ëmbëlsirë interesante është keku i bardhë i vendosur në një mbajtëse të bardhë dhe në majë të saj është krijuar një gjarpër me gjuhën jashtë.

Për këtë Christine ishtë inspiruar nga pop stari Adam Lambert.

Ndërsa për disa buburreca të bardhë e të zi ka përdorur çokolatën dhe mbi shpinën e tyre ka vënë arra kokosi të pjekura.

Ajo ka pozuar për një set fotografik ku ka improvizuar një histori sikur është e lidhur.

Edhe këtë “histori dashurie” ajo e ka kthyer në një dramë horror.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)