Ç'i bënë Kadaresë

Ç'i bënë Kadaresë

Ismail Kadare, shkrimtar

Intelektualët e majtë italianë, të ashtuquajturit radical chic, përditë e më shumë po zhyten në një humnerë që i largon ata nga njerëzit. Dhe italianët, ky popull që kaq shumë e dëshiron të mirën e të bukurën, po i dënojnë me harresë e i flakën jashtë poltronave të pushtetit. Sollën në drejtim ekstremistë si Salvini apo 5 yjet, si për të thënë që jemi të lodhur nga teoritë tuaja, nga predikimet për proletariat, të drejta të njeriut, mbrojtje të natyrës, të thëna nga individë të mbështjellë me bluza kashmir e mes një luksi që përditë e më shumë i ndau nga njerëzit e thjeshtë, nga votuesit.

1000 hile e 1000 fjalë për të marrë pushtetin, e më pas, dyer të mbyllura për ndikim në përmirësimin e jetës së njerëzve të thjeshtë nga ana e tyre.

E sa më shumë intelektualët e majtë italianë teorizojnë e skandalizohen kundër Salvinit, apo të tjerëve politikanë "të trashë", aq më shumë sondazhet i largojnë nga pëlqimi i shumicës.

Italianët janë lodhur nga ata që i marrin për budallenj, nga ata që ndryshe predikojnë e ndryshe veprojnë. Superroga e privilegje për kastën nga një anë, pushime nga puna, kontrata të përkohshme, e pamundësi punësimi për të rinjtë e popullin nga ana tjetër. Mungesa e thellë e sinqeritetit, përçmimi ndaj atyre që i votuan, izolimi nga ata që nuk i kuptuan, po i çojnë teoricienët, radical chic-ët në pension të gjatë.

Një re puplore radikal chic-ësh, të ngjashëm me ata italianë, shfaqet herë pas here edhe në qiellin tonë. Intelektuali Lubonja është përfaqësuesi i tyre më tipik, (Blushi ishte një tjetër që sot i është rikthyer gazetarisë pas braktisjes së politikës) jo vetëm nga fjalët, por edhe nga forma: veshja, qëndrimi, xhestikulimi. Lubonjën, disa të tjerë radikal chic (më të rinj në moshë) përpiqen ta ndjekin, imitojnë. Janë nihilistë të çdo gjëje që nuk e bëjnë vetë, por nëse një punë duhet ta mbarojnë, gjejnë 1000 arsye, të mos e bëjnë. Mbrojtësit e proletariatit, e masave, nuk "ndotin duart" me një punë. Larg qoftë!

Thirrja e fundit e Lubonjës ishte: Rezistencë fizike në mbrojtje të godinës së Teatrit duke bërë të ditur se këto gjëra i diskutoi me disa aktorë, disa përfaqësues të opozitës dhe disa të shoqërisë civile.

A janë të sinqerta këto fjalë sot? A e duan vërtetë Teatrin dhe aktorët që bënë historinë e interpretuan në të? A mund të besohet se opozita e sotme, shoqëria civile, radical chic-ët shqetësohen shumë për memorien e Kadri Roshit, Sandër Prosit, Naim Frashërit, Kujtim Spahivoglit që sot nuk jetojnë, kur anatemojnë me gjithë forcë të gjallin Robert Ndrenika, të gjallët Arben Derhemi, Altin Basha, Hervin Çuli, Ndriçim Xhepa, Artan Imami etj. vetëm pse përqafojnë idenë e një Teatri të ri e dinjitoz për artistët dhe gjithë qytetin?

Eshtë gjallë edhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare. Dhe vetëm nga një intervistë e Helena Kadaresë, e cila me sinqeritet tregon se çfarë i bënë ata njerëz, administratorë, që sot thonë se u dhemb Teatri, zbulojmë se si e sa i kanë vërtetë "për zemër" dhe i trajtojnë siç duhet Artin dhe njerëzit me të cilët krenohemi sot.

Po ndaj me ju këtë paragraf në intervistën kaq të bukur që Helena Kadare i dha disa kohë më parë gazetares Mira Kazhani. Më bënë përshtypje shumë gjëra, por kjo e ndërtimit të 22 katëshit para dritares së tyre, murimit të banesës së dy shkrimtarëve tanë të shquar nga ata që sot bëjnë se u dhimbset për shembull natyra, Tirana, parku, apo Teatri i vjetër, është vërtetë domethënëse për të kuptuar se gjërat që thonë këta shqiptarë, janë e kundërta e asaj që bënë, sidomos, atëherë kur e kishin të gjithë mundësinë e pushtetin të tregonin se e donin konkretisht e me vepra, Artin dhe artistët. Ja si e tregon Helena Kadare atë që do të trishtonte e errësonte ditët e qëndrimit të çiftit Kadare në Tiranë:

"Po të tregoj diçka të këtyre kohëve të fundit: Apartamenti ku banojmë në Tiranë - rrëfen Helena për Tiranapost, - ishte një nga gëzimet tona kur ktheheshim në Shqipëri. Pamja që hapej përpara dritareve tona, me malin e Dajtit përballë, ishte diçka fantastike. Qysh në mëngjes apartamenti mbushej me një dritë hyjnore, do të thosha, nga lindja e diellit prapa malit. Dhe papritur e pakujtuar, brenda tre muajve që ne s'ndodheshim aty, para dritareve tona u ngrit një ndërtesë 22 katëshe! Një përbindësh 4-5 metra para nesh. Themelet e këtij pallati kishin 15 vjet që rrinin "të heshtura" aty poshtë.

Një ditë na thirri për drekë ambasadori zviceran, që është ngjitur me këtë ndërtim, për të na treguar zymtësinë ku kishte rënë rezidenca e tij. Shteti zviceran e kishte blerë atë vilë pasi kishte marrë garancinë, që ai pallat, jashtë të gjithë standardeve ligjore, s'kishte për t'u ngritur. Por ja që s'ndodhi ashtu. "Shikoni ç'errësirë është bërë këtu tek unë, na tha i dëshpëruar. Ne tani jemi të detyruar që natë e ditë të rrijmë me drita elektrike të ndezura". Pas kësaj, ardhjet tona në Tiranë e humbën gëzimin e mëparshëm. Dhe një ditë, kur sapo ishim kthyer nga Franca, Ismaili më thotë si pa të keq: "E di si është puna? Ne edhe pak kohë na mbetet për të jetuar. Do bëjmë si do bëjmë me këtë që na kanë bërë këtu. Ti mundohu të mos ia hedhësh sytë fare asaj gjëje përballë..." Po mirë, ia ktheva, pse ky është ngushëllimi, vdekja jonë?..."

Shumë qytetarë të Tiranës e shohin shkrimtarin e madh të gjerbë kafenë e tij në shoqërinë e botuesit Hudhri në një nga lokalet pranë Parkut të Liqenit. Me siguri i gëzohet diellit e natyrës, duke lënë pas krahëve murimin e dritareve të tij nga ata që sot bëjnë sikur qajnë për artin e Teatrin e për të kërkojnë "rezistencë me forcë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfred: 20/09/2018 18:51

    Ne shqiptaret nuk e meritojme nje shkrimtar te permasave boterore, si kadare. E bukura na I verbon syte dhe na I zbret mendjen ne skutat me te errata te primitivizmit shoqeror.mjere ai popull qe nuk di ssi te nderoje nje shkrimtar gjeni.Mbas letres-thirrje qe shkrimtari I madh I drejtoi Bashes per tu terhequr nga skandali I vjedhjes se votes per bashkine e Tiranes Sali Berisha dhe Lulezim Basha u terbuan dhe me kete rast çfaqen mentalitetin bastard te skutave me shtazarake qe fshen subkoshienca njerezore. Ne menyren me hakmarrese ndertuan pallatin dhe njollosen veten e tyre me kete turp skandaloz. Duhet te kuptohet qarte se forca e Berishes dhe e Bashes qendron ne nje ves qe ata e zoterojne mire- PATURPESIA.

    Përgjigju
  • Zen: 20/09/2018 07:55

    Po me kujtimin e atij qe vrau i shoqi bashke me qemal lamen si ia ben helena?

    Përgjigju
  • grejs: 19/09/2018 17:48

    Helena Kadare dhe Ismail Kadare jane fisnike,por dorezimi i tyre nuk eshte shenje e mire per shoqerine tone. Duhet te ishin bere bashke shume njerez qe te pengonin kete padrejtesi.Dhe ja,nga padrejtesia ne padrejtesi gjerat nuk ndryshojne.

    Përgjigju
  • goni: 19/09/2018 16:47

    Ueee po me teatrin cpaten xhamen

    Përgjigju
  • baftjari: 19/09/2018 16:13

    I kane bere Kadarese ate qe i bejne cdo shqiptari te gjalle. Sapo te vdese Kadareja shihni cfare nderimi madheshtor. Nuk eshte ndonje gje e re kjo qethoni por mire eshte te shohim gjerat ne sy e te dallojme fytyrat e verteta

    Përgjigju
  • Fredi: 19/09/2018 13:59

    E papare. Qajme te vdekurit e murosim te gjallet. Tipike shqiptare

    Përgjigju
    • pazari ri: 22/09/2018 13:28

      pse thua ti qe shtepija juaj ishte aty ku thoni, thuaj te drejten jetonit tek pazari ri ne nje pallat afer peshkut dhe banonit ne katin e dyte

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan