CIA vret zv/kryeministrin e
Kosovës, të cilësuar si trafikant

CIA vret zv/kryeministrin e <br />Kosovës, të cilësuar si trafikant
“Nikita”, seriali i cili ka mbërthyer shumë shikues para ekranit, këtë sezon sjell personazhin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Kosta Beqiraj që seriali e identifikon si kreun e krimit të organizuar, të trafikimit të drogës dhe njerëzve në Kosovë. Eshte pikërisht Kosova destinacioni i radhës i operacionit të “Divison”, pjesë e shërbimit sekret amerikan të SHBA-së, në episodin më të ri të serialit amerikan “Nikita”.

Mediat kosovare shkruajnë se para nisjes për në Kosovë, ka dyshime nëse ndërhyrja në një shtet të pranuar ndërkombëtarisht do të shkaktonte incident diplomatik.

Personazhi kryesor i serialit, Nikita, që luhet nga aktorja Maggie Q, niset për në Kosovë për të gjetur mjekun Heidecker, i cili ndodhej në Kosovë për të mirëmbajtur këmbën artificiale të zëvendëskryeministrit Beqirajt, të cilin ky i fundit e kishte humbur një vit më parë, kur CIA kishte dështuar ta eliminojë zv/kryeministrin e Kosovës.

SHBA dërgon në Kosovë pjesën tjetër të ekipit Division për të shpëtuar Nikitën. Gjatë operacionit në vilën e Beqirajt, amerikanët vrasin fillimisht dy pjesëtarë të FSK-së, ndërsa finalizohet me vrasjen e zv/kryeministrit. Amerikanët kujdesen që vrasjen e tij ta bëjnë të duket sikur e ka bërë një nga rojat e Beqirajt.

Pas suksesit të operacionit në Kosovë me vrasjen e Beqirajt, presidenti i jep detyra të reja të rëndësishme ekipit “Division”.

Seriali “Nikita” është në sezonin e tretë dhe transmetohet në CË Network në SHBA, ku shikohet nga mesatarisht 2.4 milionë shikues çdo natë. Ai transmetohet edhe në Britani të Madhe, Francë, Holandë, Bullgari dhe në shtete të tjera.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve