‘Ciceron’/ Aktivitet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.         Orion Shima rikthehet në galerinë “FAB” me “Deteve ngjyrë vere”. Ekspozita çelet sot në orën 19.00 e pret vizitorët deri në 13 mars.

2.         Mbahet sot në orën 16.00 në ArTurbina edicioni i parë i Trienales së Arkitekturës së Tiranës, me pjesëmarrje të veçantë të arkitektit Peter Cook.

3.         Arti Bashkëkohor Shqipëri-Austri vjen në ekspozitën përbashkuese “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”,  që hapet sot në orën 19.00 në Muzeun Historik, e kuruar nga artisti Oltsen Gripshi.

4.         Qendra për Hapje dhe Dialog, ka hapur një Konkurs për Tekstin Poetik, ku mund të aplikojnë të gjithë gjimnazistët deri në 15 mars.

5.         Vijon të shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar komedia e Ephraim Kishon, "Certifikata e martesës", me regji të Driada Dervishit.

6.         Sot dhe nesër në orën 19.00 shfaqja “La baby-sitter” e autorit Rene De Oboldia, mbahet në skenën e teatrit “Eksperimental” me regji të Vasjan Lamit.

7.         Pranvera frankofone vijon me një larmishmëri aktivitetesh në Tiranë e rrethe. Mbahet sot në orën 19.00 në sallën Tonin Harapi koncerti recital i pianistit francez Pascal Gallet.

8.         Opereta “Karnavalet e Korçës”, e kompozuar nga artisti Avni Mula në vitin ‘77, mbahet 45 vjet pas premierës,  në konceptin regjisorial të së bijës, sopranos Inva Mula, nesër në orën 19.00 në  teatrin “Andon Zako Çajupi”  në Korçë.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi