Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitete më të këndshme që mund të ndiqni gjatë ditës së hënë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.Teatri i Kosovës shënon mbrëmjen e dytë në Arturbina. Vendos sot në orën 19.00 shfaqjen “Molly” me regji të Sibel Abdiut në skenën e Teatrit Kombëtar.
2.Vijon të mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol” shfaqja “Valë” me autore Virginia Woolf dhe regji e dramatizim të Enke Fezollarit.
3.Është çelur në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtëra të zhveshur” e artistes Elga Mitre, e pret vizitorët deri në 21 mars.
4. Mbahet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” komedia franceze “La Baby-sitter” e Rene de Obaldia, me regji të Vasjan Lamit.
5.Vijon e hapur në Muzeun Historik deri në 12 mars ekspozita “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor” e kuruar nga Oltsen Gripshi, që bën bashkë 10 artistë bashkëkohor nga Shqipëria dhe Austria.
6.Me në fokus mitologjinë e Mesdheut, qëndron e hapur deri në 16 mars në galerinë “Fab”, ekspozita “Deteve ngjyrë vere” me 29 tablo të artistit Orion Shima, e kuruar nga Parid Teferiçi.
7.Pret vizitorët deri në 30 mars, në Parking Art Gallery në Tiranë, hapësirën më të re dedikuar pakicave kombëtare, ekspozita personale Prim’Ordine e artistit Arben Koliçi, e kuruar nga Sead Kazanxhiu.
8.Qëndron e hapur deri në 23 mars në Galerinë e Arteve Shkodër një ekspozitë dedikuar krijimtarisë së artistit Ismail Lulani, të ndarë nga jeta dy dekada më parë, e kuruar nga Helidon Haliti.
Komente












