‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitete më të këndshme që mund të ndiqni gjatë ditës së hënë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Mbahet sot në orën 19.00 në sallën Tonin Harapi, koncerti “Aromë gruaje” kushtuar Nënës e Mësuesit, me pjesëmarrje të sopranos Nina Muho.

2.            Çelet sot në orën 18.30 në Galerinë e Artit Tiranë një ekspozitë retrospektivë me krijimtarinë e Guri Madhit.

3.            Festivali “FemFest” vijon edhe sot me një sërë aktivitetesh. Në orën 17.oo në Arturbina, mbahet ekspozita “Artistët  që na mungojnë”, ndërsa në 19.00 mbahet shfaqja “Certifikatë martese” me regji të Driada Dervishit.

4.            Me në fokus mitologjinë e Mesdheut, qëndron e hapur deri në 16 mars në galerinë “Fab”,  ekspozita “Deteve ngjyrë vere” me 29 tablo të artistit Orion Shima, e kuruar nga Parid teferiçi.

5.            Në kuadër të ShareAlbania2023 nisur nga ora 10.00 gjatë ditës së sotme, mbahet një takim në Teatrin e Operas, mbi arkitekturën ndërkombëtare dhe risitë teknologjike.

6.            Vijon e hapur në Muzeun Historik deri në 12 mars ekspozita “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”  e kuruar nga Oltsen Gripshi, që bën bashkë 10 artistë bashkëkohor nga Shqipëria dhe Austria.

7.            Në kuadër të Ditës së Mësuesit, çelet sot në orën 11.00 në Muzeun e Arsimit në Korçë, ekspozita "Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të kohës" me një sërë objektesh e fotografish.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite