Teatri i Kosovës vendos sot në orën 19.00 në skenën e “ArTurbinës” shfaqjen “Fausti” me autor e regji të Fadil Hysit.
Mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas një koncert nga Orkestra Simfonike e RadioTelvizionitShqiptar nën drejtimin e dirigjentit Aurélien Azan Zielinski.
Pret publikun çdo ditë, deri të dielën në orën 19.00 në Metropol, shfaqja “Valë” me autore Virginia Woolf dhe regji e dramatizim të Enke Fezollarit.
Vijon të jetë e hapur deri në 21 mars në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtëra të zhveshur” me 31 vizatime e grafika të artistes Elga Mitre.
Arti pamor bashkon Shqipërinë e Austrinë përmes 10 artistëve. Në Muzeun Historik qëndron e hapur deri të dielën ekspozita “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor” e kuruar nga Oltsen Gripshi.
Mitologjia e Mesdheut, merr tipare bashkëkohore në 29 tablo të piktorit Orion Shima. E çelur në në galerinë “Fab”, ekspozita “Deteve ngjyrë vere” e kuruar nga Parid Teferiçi, pret vizitorët deri në 16 mars.
Në Parking Art Gallery, hapësirën më të re dedikuar pakicave kombëtare, ekspozita personale ‘Prim’Ordine’ e artistit Arben Koliçi, do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë muajit.
Ekspozita retrospektivë e çelur me krijimtarinë e artistit të ndjerë Ismail Lulani në Galerinë e Arteve Shkodër, vijon e hapur deri në 23 mars.
Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisu” në Durrës, shfaqja “La baby-sitter” me autor Rene de Obaldia e regji të Vasjan Lamit.
Komente












