Prezantohet sot në orën 16.00 në Institutin e Antropologjisë Kulturore e Studimit të Artit, projekti “Arkitektura komuniste shqiptaro-kineze” përmes një bisede të studiuesve Vincent Van Gerven Oei dhe Ylber Marku.
Mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas koncerti "Mbrëmje Pranverore", i organizuar nga Liceu Artistik "Jordan Misja" dhe "Shkolla Kombëtare Koreografike".
Çelet sot në orën 12.00 në Galerinë e Artit Fier ekspozita personale “Kaloi një grua” e piktorit Gazmend Leka.
Qëndron e hapur deri në 21 mars në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtra të zhveshur” me 31 vizatime e grafika të artistes Elga Mitre.
Ekspozita “Deteve ngjyrë vere” e piktorit Orion Shima, vijon e hapur sot e nesër në galerinë “Fab”.
Ekspozita “Prim’Ordine” e artistit Arben Kolici do të qëndrojë e hapur deri në 30 mars në Parking Art Gallery.
Premiera më e re për fëmijët “Teatri i fantazisë” me regji të Endri Çelës pret vogëlushët nesër në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental.
Rikthehet nga nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Tërësisht të huaj” me autor Paolo Genovese-n dhe regji të Erion Isait.
Vijon nga nesër në orën 19.00 në teatrin “Metropol” shfaqja “Valë” me autore Virginia Woolf dhe regji e dramatizim të Enke Fezollarit.
Ekspozita retrospektivë e çelur me krijimtarinë e artistit të ndjerë Ismail Lulani në Galerinë e Arteve Shkodër, vijon e hapur deri në 23 mars.