Dy solistët e talentuar të baletit, Adela e Anxhelo Muçollari shënojnë nga sot në orën 20.00 për tri net radhazi në “Opera” koncertin recital “Back home”.  Në skenë rrugëtimi i tyre artistik, ngjarje jetësore përmes dancit e një larmishmëri performancash klasike e bashkëkohore

Ndahen sot në orën 18.00 në Akademimë e Arteve Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2021, nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Muzeu Historik Kombëtar, çel sot në orën 11.00 ekspozitën  me 45 riprodhime të tablove “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit XIX”.

Ndahen sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave, Çmimet e mëdha vjetore të këtij institucioni.

Mbahet sot në orën 20.00 në Qendrën Kulturore Tulla, performanca poetiko-muzikore “Luftë a Tifo” nga Alban Nimani dhe Shpëtim Selmani.

Çelet sot  në orën 18.00 “Tek Bunkeri” në Tiranë ekspozita “Thumbi në shënjestër” .

Bazuar në ngjarje reale, duke sjellë kohën e persekutimeve të klerikëve e besimtarëve, vijon deri në 24 dhjetor  në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental premiera “Gjaku i martirëve të kombit” me regji të Bajram Torbës e një kast të përzgjedhur aktorësh.

Rikthehet sot në orën 18.00 në Teatrin Bylis në Fier shfaqja “Çehovi i jep lamtumirën Tolstoit”.

Këngë, valle, kërcim e dramë, mbahet sot në orën 17.00 në Pallatin e Sportit në Përmet, “Rinfest 2022”.