‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

Përmes gjuhës së skulpturës e instalacioneve, artisti Ardian Pepa çel sot në orën 19.00 në galerinë “Fab”, ekspozitën “Çdo histori ka dy anë”, të kuruar nga Ardian Isufi dhe Altin Lika.

Një situatë e komplikuar mes çifteve e shokëve të ngushtë e bën kurorëzimin e planifikuar “Një dasmë të hatashme”. Komedia e Robin Haëdon vihet në skenë nga sot në orën 18.00, për tri net radhazi në teatrin “Eksperimental”, me regji të Kiço Londos.

Me konferenca, ekspozita, shfaqje e biseda, “Ditët e kujtesës” nisin nga sot në orën 17.30, pranë Bulevardit “Dëshmorët e kombit”, me prezencën e diplomatëve e historianëve.

Qëndron e hapur deri në 28 shkurt në Muzeun Historik ekspozita "Bukuri e përjetshme" me   17 skulptura në mermer të Antonio Canovas, një prej artistëve më të mëdhenj të neoklasicizmit evropian, që vijnë në 51 shkrepje në bardhë e zi të fotografit të njohur Mimmo Jodice.

Nga mjeshtrit Alinari tek fotografët më të mirë bashkëkohorë, vijon e hapur deri në 28 shkurt në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita “Italiae”. E konsideruar si një nga koleksionet më të mëdha fotografike në botë, në të ekspozohen 110 nga imazhet më të spikatura në një shekull.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit